Ilir Meta si 'shpëtimtari' i krizës

Ilir Meta si 'shpëtimtari' i krizës

Edi Rama nuk e ka dhe aq të lehtë të përballojë debatin publik rreth ndryshimeve kushtetuese. Edhe pse heqja e listave të përbëra brenda koalicionit dhe hapja e listave i bëjnë zgjedhjet më të drejta, ai do përballet me presionin e opozitës së rrugës, e cila e ndjen veten të vdekur, nëse demokratizohen zgjedhjet.

Dhe nuk është ky problemi i vetëm. Do t’i duhet të sqarojë një për një lobistët e PD në Perëndim, se çfarë është duke bërë.

Pastaj do ketë të njëjtin telash me lobistë amerikanë dhe diplomatë të huaj në Tiranë.

Pastaj do fillojnë sherret me Murrizin e Hajdarin, pse nuk i hap 100 për 100 listat, por ruan të parin e listës. Pastaj do fillojë sherri për gratë që i mbron me kuotë.

Më tej do ketë probleme me mënyrën si do implementohet votimi me lista të hapura…

Dhe shumë socialistë mund të jenë konfuzë për këtë gjë.

Por ka një mënyrë që Edi Ramës, t’ia heqësh këto telashe, dhe kjo lidhet me Ilir Metën. Kërcënimi i tij për shpërndarje Parlamenti, ngaqë i del ende në ëndërr 2 marsi dhe i gjëmojnë veshët nga thirrja “Shpërndaje, shpërndaje”, është një nga ato gjëra që heq shumë telashe nga kjo krizë.

Në raste të tilla, vetëm një marrëzi e madhe të shpëton nga hallet e vogla.

Dhe Ilir Meta është gjithnjë një varr monumental për krizat e vogla në politikë, pasi di gjithmonë t’i varrosë ato thellë dhe të hapë një gropë të re bosh.

Kur e mendon, nuk duket zgjidhje e keqe. Ndërsa diskutohet për lista të hapura apo të shpuara, për prag natyral apo kombëtar, për lista të shumëfishta apo të përbashkëta brenda koalicionit, një budallallëk si ky që ëndërron çdo natë Ilir Meta, është kapak floriri për krizën.

Kështu që Edi Rama, derisa harxhon kaq shumë energji me këto krizat e vogla, është më mirë të nxisë Ilir Metën për këtë krizën e madhe.

Nuk duhet shumë punë për ta bërë këtë. Të gjithëve na kujtohet sa lehtë ai anuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe i shpalli më 13 tetor.

Edhe tani mund të shpërndaje këtë Parlament dhe të vendosë që s’do ketë më Parlament, derisa të bindet ai.

Kështu nxjerr nga sikleti dhe Ulsiun, që matet ta shtyjë çdo muaj mandatin e atij Komisionit për sjellje të mira, dhe nuk e shkarkon.

Shpëton dhe këtë debatin për listat, pasi duhet të merremi me listën e problemeve të tij.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 17/07/2020 11:06

    Ky Mero Baze nuk eshte gje tjeter vecse nji ushtar mercenar, qe ka nji laps ne dore. I lepihet paguesit me te pare...dikur e paguante berisha...godiste ramen...i thoshte gjera teper te renda per çunin e vet. Rama nga krahu vet e quante koke KaX. Tani, baze u zu me berishen dhe filloi ta shante fort, avash avash e fali rama per cka i thoshte ky... Njerez, paska ndryshur koncepti i njeriut te ndershem e me virtute. Mos duhet te ndryshojme?

    Përgjigju
  • O tej: 17/07/2020 00:31

    Ilir Meta nje ba*ge lope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot