Ashtu si Sali Berisha, edhe Ilir Meta nuk i ka shpëtuar trendit të Tik Tok-ut. Teksa përgatiten për zgjedhjet vendore 2023, dy aleatët po bëjnë të pamundurën për të fituar mbështetje nga të rinjtë.

Së fundmi, Ilir Meta ka publikuar një video ku shfaqet me Nard Ndokën, i cili po lahet në pishinë. Në një moment e pyet për çfarë e bën stërvitjen, për fitore apo barazim, duke mos e llogaritur fare humbjen.

Ndërsa ish deputeti mendohet për përgjigjen dhe duket se nuk e kuptoi çfarë nënkuptonte Meta, por tha: “Stërvitje për energji”.

Teksa të dy ishin të buzëqeshur, kryetari i Partisë së Lirisë iu përgjigj: “Hajde forca, fitore Nardi”. Videon e ka shpërndarë me përshkrimin “O fitore, o s’ka.”