Ilir Meta zgjidhet President
LSI hyn në zgjedhje pa PD
SKEDA/Ilir Meta, biografia politike

Ilir Meta zgjidhet President<br />LSI hyn në zgjedhje pa PD<br />SKEDA/Ilir Meta, biografia politike
Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i ri Republikës në raundin e katërt të votimit në Kuvend pasditen e kësaj të premte.
 
Kreu i ri i shtetit u zgjodh me 87 vota pro, nga 89 deputetë që morën pjesë në votim, ndërsa dy vota ishin kundër. 

Dy votat kundër Ilir Metës besohet se kanë qenë të përfaqësuesve të partisë LIBRA, Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, të cilët pavarësisht se votimi ishte i fshehtë, patën paralajmëruar votën kundër Metës. 
 
Seanca për zgjedhjen e Presidentit, siç edhe pritej u bojkotua nga opozita, të cilët vijojnë bojkotin e Kuvendit prej 69 ditësh. 

Në fjalimin e parë si president përpara deputetëve të Kuvendit, Meta tha se do t'i shërbejë demokracisë, ndërsa theksoi se ishin rrethanat politike duke lënë të kuptohet bojkotin dhe protestat e opozitës. 

"Ata që kanë munguar në Kuvend më shtynë më shumë të pranoja këtë detyrë. Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, unë kam patur mundësinë të jem këtu vetëm përmes demokracisë”, ka thënë Meta. 

Ai ka ftuar të gjithë që “të mbrojmë standardet e demokracisë dhe t’i çojmë ato më tej, duke realizuar zgjedhje të standardeve më të larta e gjithëpërfshirëse, për të forcuar legjitimitetin e institucioneve dhe për të krijuar shanse për një atdhe më frymëzues për të gjithë të rinjtë”. 

Presidenti i ri do të marrë detyrën zyrtarisht më datë 24 korrik, kur i skadon mandati presidentit aktual, Bujar Nishani. 

Ilir Meta do të mbajë postin me të lartë në vend, atë të kryetarit të shtetit për 5 vite nga 2017 deri në 2022. 



[gallery]22026[/gallery]

Sot seanca për zgjedhjen e Presidentit, zhvillimet e fundit

Ora 18:45 Bujar Nishani telefonon Metën e uron për postin e Presidentit
Presidenti në detyrë, Bujar Nishani përmes një telefonate ka uruar Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Ri të Republikës.

Ora 18:40 Zonja e Parë, Monika Kryemadhi: S'e kam uruar Ilirin, vijoj deputete
Monika Kryemadhi, Zonja e Parë, ka rrëfyer për mediat se si e priti zgjedhjen e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, President të Republikës. 

Ajo thotë se në Kuvend ka votuar si të gjithë deputetët, ndërsa sqaron se do vijojë të mbetet deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Kryemadhi theksoi gjithashtu se ende nuk e ka uruar Ilirin për zgjedhjen në postin numër një të shtetit.
 
"Votova si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Zonja e parë nuk ekziston në kushtetutën e Shqipërisë, kështu që mos u shqetësoni.

Jam deputete e Kuvendit dhe do ta mbaj këtë funksion. Do jem në listat e dpeutetëve dhe do drejtoj qarkun që kam marrë përsipër. 

Nuk e kam uruar ende Metën se nuk jam e kthjellët",
u shpreh Kryemadhi. 

E pyetur nëse ishte dakord me kandidimin e Ilir Metës për postin e Presidentit, Kryemadhi tha se do të preferonte Petrit Vasilin ose Arta Daden, por vulleti i shumicës ishte ndryshe.
 
"Mua do më pëlqente Petrit Vasili ose Artan Dade, por ndonjëherë partitë i nënshtrohen shumicës", tha ajo. 

Ndërsa i bëri thirrje opozitës të kthehet në Kuvend.

"Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bëjë rolin e saj, sigurisht që ka të drejtë për shumë çështje", tha Kryemadhi. 



Ora 18:31 Ambasada e SHBA uron Metën si President
Përmes një deklarate për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përshëndetur zgjedhjen e Ilir Metës president të vendit. 

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. 

Ora 18: 12 Meta i sapozgjedhur President: Më nxitën ata që mungojnë këtu
"Më nxitën ata që nuk janë këtu". Këto kanë qenë fjalët e para të Ilir Metës si President, duke iu referuar bojkotit të opozitës ndaj Kuvendit. 

"Ata që kanë munguar në Kuvend më shtynë më shumë të pranoja këtë detyrë", tha ai. Meta tha se si President i Republikës do të jetë në funksion të stabilitetit të vendit dhe ligjshmërisë së institucioneve.

"Bëj apel që të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit dhe ligjshmërinë e institucioneve. 

Të përmirësojmë klimën, rrisim besimin dhe zhvillojmë demokracinë. Shpresoj se ende ka kohë për të krijuar një atmosferë krejtësisht tjetër për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që edhe në 24 korrik, kur do të betohet Presidenti që ju keni votuar sot, jo thjesht kjo sallë të jetë plot, por që Shqipëria të jetë shumë më e qetë sot dhe drejt një të ardhmje europiane më solide. 

Unë do të ksiha votuar vouar me shumë dëshirë jo për pak kolege dhe kolegë, që edhe mungojnë, por edhe shumë të tjerë që nuk janë edeputetë, por personalitete me kontriute të shquara, që do ta bënin këtë detyrë akoma edhe më mirë se unë. Por rrethahat në dhanë mua këtë mundësi dhe unë dot ë bëj gjithçka që të justifikoj besimin tuaj"
, deklaroi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta. 



Ora 18:03 Ilir Meta zyrtarisht President i Republikës me 87 vota pro, vetëm 2 kundër



Ora 17:57 Dalin dy vota kundër Ilir Metës

Ora 17:54 Numërohen 30 vota pro Ilir Metës

Ora 17: 51 Nis numërimi i votave për Presidentin

Ora 17:48 Përfundon votimi në Kuvend, pritet të nisë numërimi
Numri i deputetëve të pranishëm në seancë është 89, po aq sa janë edhe votat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ilir Meta është kandidat i vetëm në këtë raund të katërt, të cilit për t'u zgjedhur në krye të shtetit i mjaftojnë 71 vota.

Ora 17: 42 FOTO nga seanca/Ilir Meta pret votimin në Kuvend
meta pret votimin
meta ne pritje te votimit
(Ilir Meta i ulur në Kuvend pranë Esmeralda Shkjaut dhe Namik Dokles)

Ora 17: 40 Voton edhe kryeministri Edi Rama

rama voton

rama voton
rama voton

 
Ora 17: 32 Voton kandidati për President, Ilir Meta

voton meta

voton meta


Ora 17:28 Voton Mhill Fufi, ish-deputeti i PD
Ish-deputeti i PD, Mhill Fufi ka votuar në seancën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Fufi është larguar disa muaj më parë nga grupi parlamentar demokrat duke kaluar deputet i pavarur, ndërsa ka marrë pjesë rregullisht në Kuvend duke votuar edhe projektligjet. 

Ora 17:27 Ben Blushi hyn në seancë, komisioni i thërret emrin për të votuar
Ben Blushi ka hedhur fletën në kutinë e votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri. Blushi mbërriti në seancë në momentin kur kishte nisur votimi, ndërsa menjëherë sekretariati i thirri emrin për të votuar. 

Më herët, Blushi paralajmëroi se do votonte kundër kandidaturës së Metës për postin e kryetarit të shtetit. 

Ora 17:26 Thirret emri i Berishës për të votuar, Rama i ulur në karrigen e tij
Ndërsa në Parlamentin e Shqipërisë po vijon votimi për presidentin e ri ku e vetmja alternativë është ajo e Ilir Metës, Rama gjen rastin të bëjë pak humor.
 rama ne votimin e presidentit
(Rama i ulur në karrigen e Sali Berishës në Kuvend, pranë tij Damian Gjiknuri)

Kryeministri është ulur në karrigen e Berishës, ndërsa në momentin që u thirr emri “Berisha Sali”, Rama është përgjigjur “Këtu” dhe ka ngritur dorën.

Ora 17: 25 Sekretariati thërret edhe emrat e deputetëve të opozitës

Ora 17:24 Kuvendi nis votimin, Sadri Abazi voton i pari
Sekretariati për vlerësimin e kandidatëve i përbërë nga Vangjel Tavo dhe Musa Ulqini shpalli nisjen e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri vendit. I pari ka votuar deputeti i PS, Sadri Abazi. 

Ora 17: 22 Mungojnë Tom Doshi, Eduart Ndocaj dhe Gjovalin Kadeli

Ora 17:21 Janë 88 deputetë të pranishëm në seancën e Kuvendit
Kuvendi ka kuorumin e mjaftueshëm për të zgjedhur presidentin e Republikës. Në seancë ndodhen të pranishëm 88 deputetë. Për zgjedhjen e kreut të shtetit në raundin e katërt nevojiten 71 vota, pra shumicë e thjeshtë. 

Ora 17:20 Vasilika Hysi: Meta plotëson kriteret Kushtetuese
Nënkryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se Ilir Meta plotëson kriteret ligjore dhe Kushtetuese për të kandiduar për postin e kreut të shtetit. 

Ora 17: 15 Nis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit
Ka nisur seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ilir Meta është kandidati i vetëm në këtë garë. Në këtë seancë siç edhe pritej, mungojnë përfaqësuesit e opozitës, të cilët vijojnë protestën dhe bojkotin për zgjedhje të lira. 

Ora 17:00 Pritet të nisë seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Ora 16: 50 Rama mbërrin i pari në seancën e Kuvendit

Ora 15: 40 Ligjet certifikojnë dosjen e Metës
Edhe komisioni i ligjeve ka certifikuar dosjen e Ilir Metës si kandidat për President të Republikës.
 
Deputetja e PS në cilësinë e drejtueses së komisionit të ligjeve, Vasilika Hysi, kërkoi që emri i Metës t'i përcillej Kuvendit për t'u votuar si President i ri i Republikës.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”