Ilir Meta ‘zhvishet’ nga kostumi i Presidentit, nesër në Kuvend betohet kreu i ri i Shtetit Bajram Begaj (AXHENDA)

Ditën e dielë, Bajram Begaj merr detyrën si President i Shqipërisë. Kuvendi do të mblidhet në senacë ditën e nesërme në orën 18:00 dhe do ta drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Ceremonia e dytë e parashikuar në orën 19.30 do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin ‘Skëndërbej’ me atë ‘Nënë Tereza’ janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
Nesër betohet presidenti Begaj, në 19:15 nis ceremonia e fillimit të detyrës (Zbardhet axhenda)

1658561567_800062b36a31b29d0.jpg

Nesër, e diel 24 korrik 2022, në orën 19:15, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Pogrami i ceremonisë

18:45 - 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 - Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 - Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 - Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 - Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 - Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 - Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 - Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 - Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 - Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Presipleu: 23/07/2022 11:15

    Ozot kur do vije ajo minut qe do largohet nga ai vend i shenjt ai ndyresire ai idjot me kartele qe vetem jashteqitje di te nxjerre nga goja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja