Meta harron zgjedhjet dhe Ramën, e 'rrëmbejnë' tifozët në Sarajevë (VIDEO)

Gjatë qëndrimit në Sarajevë në kuadër të samitit që po zhvillohet në Bosnjë, Presidentin shqiptar e kanë 'rrëmbyer' për disa momente tifozët e famshëm të ekipti të futbollit skocez të Celtic-it.

Kreu i shtetit shqiptar ka publikuar në faqen e tij videon me momentet kur iu bashkua festës së tifozëve para ndeshjes me FK Sarajevo të vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League.

"Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC" shkruan Meta.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tërmeti i 26 Nëntorit, a keni besim se përgjegjësit do të ndëshkohen?

Komento