Ilir Metën me Sali Berishën i bashkon i njëjti fat politik
Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha
Një ditë përpara se Gjykata e Lartë të shprehej për Ilir Metën, kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten i tij, i shkuan për vizitë në shtëpi. U kujdesën që një gjë e tillë të merrej vesh .Zoti Meta në atë kohë ishte në hall të madh. Ishte kapur me zë dhe figurë në një aferë të madhe korruptive. Pas darkës, zoti Berisha u shpreh me vlerësim të lartë për darkën dhe për verën e mirë që e zonja e shtëpisë kishte servirur. Të nesërmen rezultati i trupës gjykuese ishte 5 me 0 në favor të Ilir Metës.
Ajo që shqiptarët kishin parë me zë dhe figurë nuk ishte ashtu siç ata e kishin parë dhe dëgjuar. Presion i hapur ndaj drejtësisë kishte bërë punë. Vizita një ditë përpara vendimit kishte dhënë rezultat. Në asnjë vend tjetër nuk është parë dhe dëgjuar që një kryeministër, një ditë përpara vendimit të gjykatës, t’i shkojë në shtëpi një të pandehuri, në pritje të dhënies së gjykimit. Sali Berisha e bëri.
Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen non-grata, veç të tjerash, specifikon se “për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura”. Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës duke sulmuar Lulzim Bashën, është mëse e kuptuar.
Të parët i lidh i njëjti fat politik. Për mirë apo për keq, ata e kanë shenjuar tashmë rrugën e tyre. Për demokratët dhe PD-në ky pozicionim i Ilir Metës dhe i LSI-së duhet të ishte domethënie e madhe dhe një qartësim i krahut që ata duhet të mbanin. Po ashtu, për shoqërinë shqiptare duhet të ishte një çlirim dhe një vlerësim i madh për vendimin e duhur që Lulzim Basha mori në drejtim të Berishës dhe të LSI-së.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës
17 Mars, 22:10
-
Ylli Pata: Nga bufi te Noc Rroku, pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?
17 Mars, 21:17
-
Roland Lami: 'Madhështoria' e një konsulence amerikane e protesta fiasko! Berisha ka kohë që e di si do jetë rezultati
17 Mars, 20:04
-
Masakra e Gërdecit/ Ngjela për Report Tv: Berisha dhe familja e tij drejtonin biznesin! Pres që SPAK ta çojë çështjen deri në fund, erdhën prova të reja
17 Mars, 18:27
-
‘Në PD nuk u bënë primare’, Çollaku në Report Tv: Ishin votë brenda partisë, duhej debat politik! Nëse marrim më pak se 18 mandate në Tiranë, do ishte dështim
17 Mars, 17:46
-
‘Thani kënetën me votë’/ Rama shpërndan videon e bufit duke ironizuar Berishën për protetstën e TikTok: Mbroni fëmijët
17 Mars, 17:12
-
‘I shërben Berishës’, Lapaj i përgjigjet Dash Sulës: Nuk merrem me ferrat nëpër këmbë! Emri i babait? Na sulmojmë pse garojmë në listë të hapur
17 Mars, 15:42
-
FOTO-LAJM/ Aleatët 'madhështorë' të Berishës, Selami Jenishehri 'majë' biçikletës dhe me qese në kokë për t'u mbrojtur nga shiu, Kujtim Gjuzi në transport publik e kapele 'republike'
17 Mars, 14:43
-
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
17 Mars, 13:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni i Berishës i pari në fletën e votimit, PS e Ramës e pesta, PSD e fundit! Hidhet shorti, ja si renditen subjektet e tjera
17 Mars, 13:21
-
12 kandidatë të PD me dosje në SPAK, disa protestuan sot poshtë zyrës së Dumanit
17 Mars, 11:48
-
Afera Partizani/ Berisha në SPAK me kandidatët për deputetë dhe vijon sulmet: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SKAP-i i partisë është krim
17 Mars, 10:06