Drejtori i Policisë, Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës shpejt kemi rezultate, e them me garanci! Na financoni 50 % e flotës e amortizuar, i marrim me qira! Shtohen dhe 500 efektivë

Tirane- Masakra e 30 tetorit me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës është drejt zbardhjes. Nga Komisioni i Sigurisë, ku ishte ftuar për të diskutuar buxhetin e vitit të ardhshëm për Policinë e Shtetit, kryepolici Ilir Proda dha garanci për rezultate.

Me garanci ju them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate konkrete.

Situata problematike me krimin, thotë se nuk është vetëm në Shkodër.

Situatë problematike kemi jo vetëm në Shkodër por në disa qytete. Me vendim të KM ne na janë shtuar 500 kuota të reja punonjës policie që do i shpërndajmë sipas nevojave.

I drejtpërdrejtë ishte edhe kur u përgjigj për kultivimin e kanabis sativa. Duke pranuar problemin në disa qarqe në veçanti, Proda u kujdes të kujtojë se policia nuk është e vetmja përgjegjëse.

Më vjen keq që adresohet si fenomen vetëm policor, nuk është fenomen policor, është fenomen shoqëror tashmë. Kanë përgjegjësi shumë institucione të tjera, mendoj se policia është hallkë e fundit. Për ato hapësira ku zhvillohet ai aktivitet kanë përgjegjësi dhe institucionet e tjera, Drejtoria e Pyjeve, Zonat e Mbrojtura, Ministria e Mjedisit, të gjithë aktorët që veprojnë në atë zonë.

Opozita ka dyshime për emërimet e reja të drejtorëve të policisë në qarqe, të cilat bëhen brenda javës. Në këtë pikë, Ilir Proda nuk e kurseu ironinë.

Garantoj që ata që kanë fituar të drejtën për t’u emëruar janë njerëz me kontribute, për të cilët jap garanci maksimale. Nuk më vjen mirë që diskutohet që grupet kriminale kanë mundësi të emërojnë. Po më duket vetja sikur edhe konkursi për përzgjedhjen time është bërë te “313-a”.

Por si i përgjigjet akuzave të Flamur Nokës se personalisht ka lidhje me krimin?

"Unë kam kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për tu zgjedhur drejtor. Unë kam qenë oficer i zyrës së vrasjeve kur ju keni qenë ministër i Brendshëm dhe ka qenë viti me numrin më të lartë të vrasjeve në Shqipëri, por unë nuk ju gjej juve përgjegjës, e gjej përgjegjësinë të vetja që kam qenë i paaftë t’i parandaloj dhe i paaftë për të zbuluar shumicën prej tyre" tha Proda.

Për vitin 2025, buxheti i Policisë së Shtetit pritet të jetë 25.3 miliardë lekë, me disa projekte investimesh, mes tyre “Smart City”, i cili më në fund do të monitorojë rrugët kryesore me kamera inteligjente.

Por, buxheti i alokuar sipas Prodës nuk mjafton dhe kërkon fonde për financim të flotës së mjeteve.  Aktualisht sipas tij 50% e makinave të policisë janë të amortizuara.

“50% e flotës është e amortizuar.. Na duhen 700 mjete. Momentalisht i marrim me qira. Të shikohet mundësia e financimit.... Gjëja më e mirë për institucionin tonë do të ishte ti kishim 700 mjetet në pronësinë tonë. Marrja e mjeteve me qira ka kosto të lartë për ne. Shpenzimet e mirëmbajtjes janë të larta sepse 50% e mjeteve janë të amortizuara. Për këto një pjesë janë me qera, pjesa tjetër janë të amortizuara.” tha Proda.

Proda kërkon dhe fond pwr ristrukturimin e komisariatit tw Sarandws dhe rikonstruksionin e laboratorit tw institutit tw policisw shkencore

“Të gjitha projektet janë në vazhdim. Dhomat e shoqërimit duhen të bëhën moderne të tilla që të respektojnë dinjitetin e njeriut. Sa i takon rikonstruksionit të laboratorit institutit të policisë shkencore është domosdoshmëri për rëndësinë që ka për të më tepër do të financohet nga fondet e rindërtimit. Është domosdoshmëri.

Një qytet turistik si Saranda të mos ketë një komisariat dinjitoz? Ai qytet për atë që I ofron Shqipërisë e meriton një komisariat dinjitoz me dhoma të shoqërimit me standard” tha Proda. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Noka e akuzoi për lidhje me krimin, Proda: Kam kaluar filtrin e të gjitha institucioneve dhe vetingun! Viti me numrin më të lartë të vrasjeve, kur ishit ju ministër i Brendshëm

1731510333_ilirproda.JPG

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda në seancën ndëgjimore në Komisionin e Sigurisë në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”, iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës. Noka hodhi akuza se Proda është i lidhur me krimin.

‘Keni në krye të shtetit një njeri që i është sekuestruar telefoni dhe pasaporta për lidhje me krimin. Të dashur narkos ky është realiteti’, tha ai.

Proda tha se ai ka kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për tu zgjedh drejtues i përgjithshëm i policisë si edhe vetingun. Ai tha se viti me numrin më të lartë të vrasjeve, në vend ka qenë kur Flamur Noka ishte ministër i Brendshëm. 

‘Unë kam kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për tu zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Policisë, kam kaluar vetingun dhe jam i pajisur me certifikatë sigurie. Sa i përket pjesës kur unë kam qenë oficer, unë kam qenë oficer i zyrës së vrasjeve kur ju keni qenë ministër i brendshëm dhe ka qenë viti me numrin më të lartë të vrasjeve që kanë ndodhur ndonjëherë në vend’, tha ai.

Ora 15:22
Proda tek 'Siguria': Do blihen 20 automjete speciale e 50 mln lekë armatime të kohës për RENEA! Synojmë të rrisim pagat e policëve sa në rajon

Drejtori i Policisë së Shtetit tha se rimëkëmbja e policisë kriminale është një nga sfidat e tij.

“Policia kriminale është sfidë më vete. Strategjia për ta rimëkëmbur e çuar në një nivel tjetër është aftësimi profesional dhe akademia do i japë një hap cilësor. Në strukturën e re që do të miratohet do të shikohet me prioritet që të ketë mbulim më të mirë me specialistë të policisë kriminale.”

Mjetet speciale të forcave RENEA?

Ilir Proda: Do të blihen 20 automjete speciale. Dhe 20 mln lekë për blerje të automjeteve të kalueshmërisë së lartë për të aksesuar zonat malore ku kalueshmëria është problematike. 50 mln lekë janë parashikuar blerja e armatimeve më të kohës.

Pagat?

Ata janë rritur. Synimi i ministrit të Brendshëm dhe i qeverisë është që paga e policit të kapë atë të policisë së rajonit. Shpresoj brenda 2 vjeçarit do ishte ideale por kurdo që të ndodhë do të ishte e mirë. Paga në rajon është 900 euro

Ora 15:04
'S'u menaxhua si duhet buxheti' Drejtori i Policisë pranon: Ka policë që s'kanë marrë orët shtesë! Rialokuam një fond, shpërndahet shpejt

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pranon se nuk janë paguar orët shtesë apo orët e natës të efektivëve dhe tregon dhe shkakun.

Më duhet ta pranoj. Për shkak të mos menaxhimit të duhur financiar të vitit të kaluar ne sot jemi në borxh me disa njësi buxhetore ku disa punonjës kryesisht me uniformë nuk kanë marrë pagesat e orëve shtesë apo orëve të natës. Ka ardhur si pasojë e mos menaxhimit të duhur, për të qenë realisht. Është rialokuar një fond që do të shpërndahet shumë shpejt.

Dhe ndryshimet ligjore janë parashikuar në buxhetin e vitit 2025. Kryesisht nga inspektori I dytë tek inspektori I parë, e kalojnë të gjithë në gradën inspektor"

Ora 14:49
'Po më duket sikur dhe përzgjedhja ime u bë tek 313-ta' Proda ironi me opozitën tek 'Siguria': Jap garanci për drejtorët e qarqeve! Po përpiqeni t'i intimidoni

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda garantoi se ata që kanë fituar garën për drejtorë të policive në qarqe e kanë fituar vetëm në bazë të meritokracisë. Duke iu përgjigjur dhe replikave dhe shqetësimeve të deputetëve të opozitës për situatën kriminale, bashkëpunimin e kriminelevë me policinë Proda bëri dhe një batutë.

Ilir Proda:  Ata që kanë fituar të drejtën për tu emëruar garantoj janë oficerë me kontribute e jap garanci maksimale. Nuk më vjen mirë që diskutohet që grupet kriminale kanë mundësi të diskutojnë këtë apo atë drejtor. Po më duket vetja sikur dhe konkursi për përzgjedhjen time është bërë tek 313-ta me këtë histori që vazhdon. Ata janë oficerë me karrierë të gjatë dhe e kanë treguar me vepra e sot kanë fituar të drejtën për tu emëruar në detyrën e drejtorit. Të 15- të ata që janë shpallur fitues. Të gjithë ata që e kanë fituar të drejtën e kanë merituar dhe askush përvec meritës së tyre nuk qëndron prapa tyre.

Duke replikuar me Alibeajn,e Nokën Proda tha

"Më vjen keq që intimidoni oficerë të nderuar të policisë së shtetit që kanë kontribut ndër vite. Përbaltja e drejtuesve nuk i shërben Shqipërisë"

Deputetët e opozitës këmbëngulin për fond shtesë më shumë sec kanë kërkuar por Proda u shpreh qartë. 

Asllan Dogjani: Ti japim më shumë lekë. Shqiptarët kanë pranuar të hanë më pak port ë jenë më të sigurtë”

Ilir Proda: Sot në Malmo janë shtuar vrasjet me pagesë, çfarë do të thotë se nuk I ka mjaftuar buxheti? Lufta mes të mirës e së keqes ka lindur me njerin e do të vdesë me njeriun. Me shtesat që kemi menduar do i japim një gamë më të gjerë mbulimit të punës tonë”

Ora 14:14
'S'mund të fshihem si struci' Proda tek 'Siguria': Situata e krimit problematike në disa qytete jo vetëm në Shkodër, s'kam shkop magjik! 500 policë shtesë, një pjesë vendosen në Gjadër

Në komisionin e sigurisë, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj kërkoi një rritje të fondit sekret për oficerët operative por drejtori i policisë tha se për momentin nuk është e nevojshme. Ai shprehu shqetësimin për mungesa të theksuara të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në policinë kriminale, mungesa të cilat plotësohen me hapjen e Akademisë së policisë.

Ilir Proda: Rritja e fondit secret është e rritur dhe me aftësitë profesionale të oficerëve. Këtë vit është bërë një risi hapja e akademisë së policisë nga sistemi I maturës shtetërore që do të japë rezultat pas 3 viteve. Pasi ka qenë I mbyllur kualifikimi I oficerëve. Është rikthyer akademia e dikurshme. Me rritjen e nivelit të oficerëve do të ketë kërkesë për rritje të fondit secret. Flasim për mungesa të theksuara të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në policinë kriminale. Kjo është e vërtetë dhe unë nuk mund të vij si struci e të fshihem e ta them që situata është rozë. Situata është problematike, prandaj ministria e ka adresuar duke rihapur akademinë për të përfituar oficerë me aftësi profesinale në këtë fushë. Të thuash do të rris fondin secret me njerëz që nuk e kanë idenë e punës operative është e pamundur. E kërkon fondin e nuk e shpenzon më pas shkurtohet.

Pranon se situata problematike është jo vetëm në Shkodër por dhe në disa qytete të tjera prandaj është shtuar me 500 kuota numri i punonjësve të policisë. Një pjesë e tyre janë vendosur në Gjadër, ndërsa pjesa tjetër do të vendoset në qytete sipas nevojave.

Sa I takon ngjarjeve kriminale ka një shqetësim. Sidomos ngjarja e fundit e Shkodrës. Nuk diskutohet që ne kemi qëndruar. Grupi i posacëm pavarësisht se për dikë duket sikur nuk po punon por me garanci ju them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezulate konkrete. Ngjarja ishte e rëndë. Sikur të kisha shkopin magjik të kthehesha kohën pas do ta kishim vënë dorën në zemër për të mos ndodhur. Ka ndodhur është fakt dhe duhet të përballemi. Situatë problematike kemi jo vetëm në Shkodër por në disa qytete. Me vendim të KM ne na janë shtuar 500 kuota të reja punonjës policie që do I shpërndajmë sipas nevojave. Një pjesë të shtesave i kemi akorduar tek kampi i Gjadrit për të menaxhuar dhe problematikën me emigrantët aty e pjesën tjetër sipas nevojave. Në varësi të situatës operative të cdo qarku do alokojmë forcat.

Ora 13:59
Masakra e Shkodrës, Drejtori i Policisë: Shumë shpejt rezultate! Kultivimi i kanabisit, Proda: Jemi hallka e fundit, edhe institucionet e tjera kanë përgjegjës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete lidhur me masakrën me 4 të vrarë që tronditi Shkodrën pak ditë më parë.

Me garanci iu them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate konkrete

Sa i takon kultivimit të kanabisit tha se nuk është një problematikë që mund të përballohet vetëm nga policia.

“Kultivimi i kanibis sativa nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit, më vjen keq që adresohet si fenomen policor, nuk është i tillë. Policia është hallka e fundit, kanë përgjegjësi edhe institucione të tjera”

Proda ndodhet në komisionin e Sigurisë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 13/11/2024 18:35

    Filluan dhe keta si puna e Dhalles e thoshte gjithmone:-ne shtator do kemi arrestime.Edhe keta,-se shpejti do kemi rezultate...

    Përgjigju
  • beni: 13/11/2024 18:30

    SHTETI TE MODERNIZOJE POLICINE. ME ARME,,,AUTOOBLINDA,,HELIKOPTERE,,TANKE...QEVERIA PO VJEDH DHE LEKET PER POLICINE,,,SHQIPTARET NUK KANE ME PIKEN E SIGURISE...KRIMI BREDH RRUGEVE..POPULLI TE ARMATOSET E MARRE FATET E VETA NE DORE....

    Përgjigju
  • Polic #: 13/11/2024 18:23

    Ai drejtor Fatmiri e mësoi kompjuterin mo?!

    Përgjigju
    • shhshsh: 13/11/2024 21:56

      shshsh se nuk thuhen te gjitha...

    • Andi: 13/11/2024 21:01

      Merr asistent ai vetem per Kopmjuterin ????????????

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja