TIRANE- Ilir Xhakja, i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahirajt kërkon gjykim të shkurtuar. Në seancën e sotme gjyqësore nëpërmjet avokatit mbrotjës Xhakja prezantoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Vetë ai nuk ishte i pranishëm në seancë.
Ndërkohë prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi të mos pranohet. Trupi gjykues u tërhoq për vendim dhe shpallet nesër në ora 12.00.
Në seancën e sotme Mbrojtja e Ilir Xhakjes u tërhoq nga kërkesa për largimin e 2 gjyqtarëve, pjesë e trupit gjykues
Ilir Xhakja është autori i ekzekutimit me breshëri automatiku të shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.
Shefi i komisariatit të Shijakut po kryente kontrolle rutinë ndaj makinave të dyshimta, kur edhe ndaloi makinën e Ilir Xhakjas, i cili ka qëlluar nga brenda makinës duke e lënë të vdekur kryekomisar Tahiraj.
Fillimi i gjykimit të Ilir Xhakjes është shtyrë disa herë për mungesë të avokatëve mbrojtës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com