Ilir Yzeiri: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeiri: Rri e rri e trazo hirin

Punonjës policie, 7 tetor 2024

Sot, duke u kthyer në shtëpi ndalova te Gimi, shitësi dhe miku im i lagjes, për të marrë ujë.

-Hë, mo Gim, i them, je bërë gati për sot?

-Po- tha me ironi, po kalit veglat. E, pastaj shtoi, po ç’e pyet aman. Kësaj i thonë «rri e rri e trazo zjarrin».

Në fakt karakterizim më të bukur për protestën e sotme të berishistëve të dëshpëruar nuk kishte. E përfytyroj si tani nga ka lindur kjo thënie e bukur popullore. Netët e gjata të dimrit dhe të gjithë rrotull vatrës. Drurët që digjen dhe i vetmi ritual që përsëritet është ai përzierjes së thëngjijve dhe të urave në mënyrë që zjarri të mos fiket.

Pastaj, ky imazh, ashtu siç ndodh rëndom në krijimin e thënieve alegorike është marrë nuk dihet se prej kujt dhe është përdorur për atë ose për ata që mbajnë të njëjtin avaz, që rrinë e rrinë e kujtohen të mbajnë të hapur një çështje, që kujtohen se janë gjallë ose në fakt duan t’u thonë të tjerëve ose që të kujtohen të tjerët se edhe ata janë këtu, që nuk janë shuar si zjarri.

Mirëpo, kjo thënie ka nevojë të ndryshojë e të bëhet «rri  e rri e trazo hirin» se zjarri i protestave të opozitës është shuar me kohë. Kjo e fundit i vuri vulën dhe e paraqiti partinë e Berishës si një sekt të dalë nga qarkullimi, fuqia e të cilit qëndron vetëm në retorikën e dalë boje të Berishës.

Numri i pakët i protestuesve dhe kërkesat pa asnjë kuptim janë vetëm ana e dukshme e një manifestimi pa ide dhe pa asnjë vlerë. Molotovët që hidhen nëpër pemë e nëpër godina të pambrojtura janë vepra e fundit e disa fatkeqëve të paguar nga paratë e pista të familjes Berisha, të cilët, për fat të keq, pas kësaj dite, do të enden dyerve të gjykatave ndërkohë që Berisha do të ulërasë përsëri për mosbindje civile.

Turpi më i madh i kësaj maskarade ishin ata që kryesonin atë turmë të vogël njerëzish të cilët, sapo dolën në Bulevard, shtyheshin se cili do të ishte në resht të parë para kamerave, në krah të Flamur Nokës. Nëse kjo është opozita shqiptare, atëherë ky vend paska marrë fund. Mirë e kishte miku im Gimi : «rri e rri e trazo zjarrin», në fakt hirin.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 08/10/2024 10:25

    O Ilir po pse po blike uje ti kur partia dhe bashkia jote ta kane garantuar ujin e pijshem 24 ore ne dite.

    Përgjigju
  • nani: 07/10/2024 22:04

    opozite ka mu shume se aq, tek zgjedhjet duket tek votat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Begaj kujton 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë: Nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve të 90-ës, që rrëzuan diktaturën dhe ndezën flakën e një populli!

Begaj kujton 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë: Nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve të 90-ës, që rrëzuan diktaturën dhe ndezën flakën e një populli!