Ilir Yzeiri: Copëza Ballkani dhe Shqipëria në mes

Ilir Yzeiri: Copëza Ballkani dhe Shqipëria në mes

Fredi Beleri

Ëshë një tipar konstant në hapësirën ballkanike që këtu ligjërimi vërtitet rreth zgjimit të demonëve të së shkuarës. Është e kotë të kërkosh të bindësh serbët apo grekët që e ardhmja nuk mund të ndërtohet me vizionet e së shkuarës, sepse po të ndodhte ashtu, i vetmi mjet për t’i vënë në vend do të ishte përsëritja e historisë po jo në formën e saj verbale, por në formën e luftës.

Është fatkeqësi e madhe për Greqinë që vijon ende të besojë në platformën me anë të së cilës e ndërtoi shtetin grek mbreti Oton i Greqisë, i cili, siç e pohojnë edhe vetë studiuesit grekë, për të riemërtuar territorin pas shkëputjes nga Perandoria otomane, zgjodhi në kabinetin e tij edhe arkeologë të cilët duke dashur të ringrinin Greqinë e Lashtë prodhuan megaliidhenë dhe e bënë procesin e emërtimeve dhe klasifikimeve në atë vend një kod që të çonte më shumë drejt rivendikimeve territoriale dhe përjashtimit të tjetrit.

Siç thekson studiuesi Hacking (shih « Entre science et realité. La construction sociale de quoi ? » në librin « Të emërtosh dhe klasifikosh në Ballkan »- botimet Fjala, tiranë 2008), historia e Greqisë moderne është ndërtar nga një mit themelor që është aspirata për të ndërtuar një shoqëri me popullsi homogjene në planin e ndërgjegjes kombëtare, të gjuhë e të fesë.

Pra duhet të jesh grek, të flitet vetëm greqisht dhe të jesh ortodoks grek. Ndërkaq, siç thotë një tjetër studiues grek, Konstandinis Tsitselikis, profesor në Universitetin e Selanikut, e drejta e diferencës është e njohur ndërkombëtarisht dhe rregullon alteritetin etno-linguistik kombëtar apo fetar. « E drejta ndërkombëtare si dhe legjislacioni grek, krijojnë një barrierë juridike me efekte të rëndësishme, sepse është nocioni i shtetësisë që përcakton lidhjet juridike mes individit dhe shtetit. Siç dihet, problemi i minoriteteve që ishte i rregulluar me ligj në vitin 1833 në Greqi, më pas në vitin 1919 dhe 1923 u eleminua me shkëmbimet e dhunshme të popullsisë.

Sipas një studiuesi tjetër grek Tenedikis « shkëmbimi i detyruar përbën shkeljen më serioze të së drejtës së individit dhe të së drejtës së pronës po aq sa edhe një regres të vajtueshëm të së drejtës ndërkombëtare. Kjo gjendje mund të çojë drejt një kuptimi të egër dhe primitiv për luftën, sipas të cilit humbja në fushën e betejës duhet të shoqërohet me shkatërrimin e popullsisë së mundur » (cituar nga i njëjti burim i mësipërm, f. 139).

Mund të vijojmë gjatë me të tilla parashtresa, të cilat edhe vetë studiuesit grekë nuk kanë hezitim t’i shfaqin e t’i pranojnë për të arritur në konkluzionin se politika e jashtme e Greqisë, sidomos më fqinjët në Ballkan, ushqehet nga mitet e së shkuarës dhe nga e drejta që të homogjenizojë territoret e saj dhe ato që ajo i quan të humbura.

Nëse ka një problem mes Shqipërisë dhe Greqisë ai është problemi i dëbimeve, masakrimeve dhe genocidit grek mbi popullsinë çame. Nëse Shqipëria do të kishte ditur të angazhonte dijetarë, diplomatë dhe do të kishte ditur t’u qasej institcioneve ndërkombëtare me profesionailzëm europian, sot Greqia do të duhej t’i paraqitej botës jo si një viktimë që ankohet se po i shkelen të drejtat e minoritetit të saj në Shqipëri, por, ashtu si Turqia që u akuzua se ka kryer genocid mbi armenët, edhe Greqia do të duhej të akuzohej si një vend që ka kryer genocid mbi popullsinë shqiptare të krahinës së Çamërisë.

Rasti i Belerit që dyshohet si hajdut votash duhet të shërbejë për shtetin shqiptar si një kujtesë që në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sidomos në ato me Greqinë, paqja nuk vendoset duke harruar gjakun e çamëve. Europës, por edhe SHBA-ve dhe të gjitha insiticuioneve ndërkombëtare, u duhet treguar se politika e jashtme e Greqisë me vendet fqinje është e maskuar me fraza paqeje, se në thelb ajo frymëzohet nga ato marrëveshje dhe ato praktika që u ndërtuan në vitet 1919 e 1923 dhe që zhbënë kuadrin ligjor që respektonte minoritetet katolike, myslimane dhe çifute dhe ndërtuan në vend të tij një kuadër që ndërtonte mitin e homogjenitetit kombëtar fetar e gjuhësor.

Greqia është i vetmi vend në Ballkan që i emërton hapësirat e gadishullit me nocionet e antikitetit duke shtrembëruar historinë dhe duke fshirë nga realitetit mijëra vjet jetë popujsh. Epiri, apo Maqeonia apo të tjera emërtime që në dukje shfaqen si një vijimësi nga antikiteti janë në fakt pretekste edhe për territore.

Me Greqinë natyrisht ne nuk duam asnjë përplasje, por nuk mund të jemi miq me një fqinj që pretendon se një pjesë e territorit tonë është e tija dhe kur vjen puna t’i kujtosh se nga territori i tij ai ka masakruar dhe ka përzënë me forcë dhe duke kryere genocid një krahinë të tërë shqiptare së cilës i ka tjetërsuar edhe emrin, atëhere ai kërcen përpjetë dhe të akuzon se po nxit « terrorizmin ».

Në kushtet aktuale ka vetëm një rrugë për të normalizuar marrëdhëniet me Greqinë dhe kjo është presioni mbi Kongresin Amerikan dhe mbi institucionet e BE-së për të njohur masakrat mbi popullsinë çame dhe për të dënuar Greqinë për genocid. Vetëm pas kësaj, dhe vetëm pasi t’u mundësohet kthimi i pronave popullsisë çame, mund të vendoset paqja mes nesh. Deri atëherë do të ketë gjithmonë një Beler që do na kujtojë se Greqia nuk harron kurrë që Epiri i Veriut është Greqi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh