Ilir Yzeiri: Dy fjalë për klishetë, stereotipitë dhe krenarinë kombëtare

Ilir Yzeiri: Dy fjalë për klishetë, stereotipitë dhe krenarinë kombëtare

Një lajm i publikuar së fundi në mediat tona « Tema » e « Shqiptarja.com », botuar më 2.06.2024, me titull « Të huajt bëjnë të famshme Shqipërinë në Tik-Tok, i kalon edhe Greqisë e Italisë», me siguri, në një pjesë jo të vogël, nuk do të jetë pritur mirë nga vetë shqiptarët, sepse, këtu te ne, mendimi kolektiv ndërtohet me stereotipi e me klishe.

Ne ende nuk kemi arritur ta ndajmë Shqipërinë, atdheun tonë, nga partitë politike dhe nga ata që na qeverisin. Të mësuar në rrymë të shekujve që Shqipëria nuk është e shqiptarëve, por ose e Babës në kohën e otomanëve ose e Zogut në kohën e mbretërisë dhe e Enver Hoxhës në kohën e komunizmit, shqiptarët e përjashtuan veten nga pjesëmarrja në ndërtimin e identitetit dhe imazhit të vendit të tyre. Pas viteve ’90 ndodhi një rimodelim tjetër i përfytyrimit tonë për atdheun.

Opozita antikomuniste u përfytyrua si forca politike e shqiptarëve që, këtej e tutje, do të rindërtonte imazhin e atdheut të dërrmuar nga mjerimi ekonomik, të ndarë etnikisht, të shkatërruar nga lufta e klasave dhe të drobitur nga humbja e vlerave. Kështu, nisën përsëri të ndërtohen klishet e reja. Nëqoftë se deri atëherë, në mendimin kolektiv, ishin ndërtuar stereotipitë e kuptimit të jetës sipas mentalitetit ideologjik e socialist që e ndante të shkuarën dhe të tashmen në armiq tëShqipërisë dhe në dashnorë të saj, tani stereotipija po përmbysej dhe klishetë e reja u zëvendësuan në mendimin e përgjithshëm kolektiv duke e kthyer me kokë poshtë arkitekturën e tëmenduarit të shqiptarit. Këtu nuk është fjala vetëm e thjesht për vlerësimin e së shkuarës, mbi të cilën mendimi politik shqiptar vijon ende të ketë më shumë peshë se analiza e historianëve, fjala është për riprodhimin që i bëjmë sot imazhit të atdheut. Klishetë që përdoren sot në paraqitjen e atdheut ndërtohen mbi stereotipitë politike të dikotomisë pozitë-opozitë.

Nëse je nëopozitë, sipas klishesë së ndërtuar te shqiptarët, detyra jote është të shash qeverinë, të nxish çdo gjë që bëhet në këtë vend, ta paraqesësh punën që bëhet si një aksion për të vjedhur e shkatërruar këtë vend. Dhe sipas një stereotipije që ekziston vetëm këtu te ne, opozita ka gjithmonë të drejtë. Pavarësisht se çfarë përfaqëson ajo, vetëm fakti që është në opozitë i jep statusin e orakullit.

Në hapësirën publike, dhe këtu kamparasysh mediat e mëdha e të vogla, nuk gjen dot një emision qëtë flasë për bukuritë e këtij vendi, nuk gjen dot as edhe njëinformacion të vetëm që të ketë përmbajtjen e atyre mesazheve pa fund që hidhen në Tik-Tok nga blogerë të huaj dhe qëmahniten me vendin tonë. Mahniten me natyrën e bukur, me cilësinë e jetës këtu, me hitorinë,me sigurinë e rendit (vetëm nëShqipëri ndodh që të huajt nuk preken, por respektohen e ndihmohen).

Ne harrojmë që sot po jetojmë në një moment vendimtar. Kemi rastin e artë që të përmirësojmë imazhin tonëkolektiv në Europë, sidomos, e në botë. Të gjithë, kush mëshumë e kush më pak, është dëshmitar i skepticizmit, cinizmit, dyshimit dhe injorimit që na kanë bërë e na bëjnë edhe sot tëhuajt e sidomos një pjesë e medias. Deri vonë, askush nuk e dinte se çfarë jemi konkretisht. Europianët, të mësuar me klishetë e vlerësimit të Ballkanit sipas stereotipive religjioze e kolonialiste, e shihnin Shqipërinë si një vend atipik mysliman më shumë, dhe si mbetje të Perandorisë optomane në zemër tëEuropës, çka solli edhe lehtësimin e copëtimit të trojeve etnike shqiptare. Noli, por edhe Ahmet Zogu u përpoqën ta dekonstruktonin këtë imazh, por Lufta e Dytë Botërore solli njërealitet tjetër. Mbyllja dhe izolimi total bëri që Shqipëria tëharrohej.

Ndërkaq, brenda vendit shqiptarët nisën të kultivonin një krenari boshe, një emfazë që mbante gjallë vetëm kultin e diktatorit. Pas rënies së diktaturës, Europa pa një realitet tëfrikshëm. Imazhi që u krijua për ne, shqiptarët, u përfshi nënarrativën e re që po ndërtohej në Europën e mësuar të vlerësojëtë tjerët me cinizëm e klishe historike. Emigranti vrasës, pastaj mafiozi, krimineli, trafikanti, shqiptari si sinonim i së keqes nëatë vend dhe një shtet që nuk dihej se përse qëndronte në këmbëderisa u detyruan të sjellin këtu edhe misioni paqeruajtëse, si ai me emrin »Alba ».

Ndaj ajo që po ndodh tani, ky rregullim i imazhit të Shqipërisë është një ngjarje e madhe historike që duhet të na ktheje krenarinë e humbur. Vetëm tani ne mund të flasim për të shkuarën tonë dinjitoze. Vetëm tani mund të tregojmë vlerat tona humane që kanë krijaur dy klishe e dy stereotipi pozitive për shqiptarët që janë : bashkëjetesa paqësore mes besimeve fetare dhe shpëtimi që iu bëmë hebrenjve atëhere kur ndaj tyre ishte ngritur makina shfarosëse hitleriane. Vetëm tani ne mund ta tregojmë historinë tonë të famshme me Skënderbeun apo me Loredanin që mbrojti Shkodrën. Tani mund të flasim për korifej si Fishta, Noli e Konica. Vetëm tani mund ta kuptojnë më mirë europianët Kadarenë apo Nënë Terezën.

E di që shumica e atyre që nuk e pranojnë këtë realitet mund të thonë se kështu i bëjmë fresk qeverisë dhe Edi Ramës. Mund të jetë edhe kështu dhe natyrisht që kështu është, por kjo nuk duhet të na ndalojë të ndjehemi krenar për vendin tonë sot. Asnjë qeveri nuk i bën punët vetë pa njerëzit e saj, Nëse kjo qeveri ia ka arritur që t’i frymëzojë shqiptarët në mënyrë që atë të ndërtojnë këtë Shqipëri që në rrjetin më të madh të internetit Tik-Tok vlerësohet edhe më shumë se Italia e Greqia dhe ka arritur miliarda shikime, i lumtë ! Kur nesër kjo qeveri të largohet, Shqipëria do të jetë aty, por nuk do të jetë si një mishmash keqkuptimesh, por si një realitet i ri.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë