Ilir Yzeiri: Për Janullatosin – Përshpirtje, por të mos harrojmë Kishën greke

Ilir Yzeiri: Për Janullatosin – Përshpirtje, por të mos harrojmë Kishën greke

Kryepiskopi Anastas

Ndarja nga kjo jetë e Hirësisë së Tij, Janullatos është një ngjarje komplekse dhe një humbje për besimtarët ortodoksë që ai i udhëhoqëi si bari i mirë në këto vite të vështira. Siç ndodh gjithnjë në historinë e Shqipërisë, figura të mëdha, hyjnë në skenën e saj me një profil e dalin me një tjetër. Ne, ndoshta jemi ndër të rrallët vende në Europë që nuk kemi figura historike që t’i shpallim si të panjollë. Për Skënderbeun, Heroin dhe Burrin më të Madh të shtetit për të cilin Europa përulet me respekt, ne, shqiptarët, nuk jemi në një mendje.

Fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e shohin si të tillë. Ka shumë arsye përse ne, sot, nuk kemi një piedestal ku të ulim heronjtë apo ata që ndërtuan imazhin e Shqipërisë dhe të përulemi para tyre, por kryesorja është se ne asnjëherë nuk e kemi treguar historinë tonë ashtu siç ka ndodhur. Pra, përderisa edhe për Skënderbeun e Madh, për Heroin dhe Njeriun më të Shquar të Europës Mesjetare, ne, shqiptarët, nuk biem në një mendje, nuk ka se përse të mos diskutojmë edhe për figura të tjera që zënë një vend të posaçëm në jetën e shqiptarëve të Shqipërisë.

Ndarja nga jeta e Hirësisë së Tij, Z. Janullatos, është një ngjarje që duhet të na bëjë të reflektojmë me qetësi dhe pa asnjë pasion. Unë nuk dua të merrem me mënyrën se si erdhi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, si u bënë zgjedhjet dhe roli i Ramiz Alisë e Sali Berishës në këtë aferë. Fakt është që Hirësia e tij, z. Janullatos e mbajti pozicionin e tij me korrektesë dhe ndihmoi në ngritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare pa krijuar asnjë konflikt të dukshëm. Me personalitetin e tij të lartë teologjik e kulturën e thellë, ai diti të ruajë një profil të arrirë, aq sa, këto ditë, me të drejtë, dikush shkroi se ai erdhi si grek dhe po largohet nga kjo botë si shqiptar. Mirëpo edhe ana tjetër është po aq e dallueshme.

Historia e Kishës Autoqefale Shqiptare që nis në vitet e para të shekullit XX, shënohet nga martirët e gjuhës shqipe dhe nga një agresion i egër i Kishës Greke mbi priftërinjtë që guxonin të meshonin në shqip. Mjaft të kujtojmë Papa Kristo Negovanin. Vepra e madhe e Fan Nolit është dëshmia më e qartë se çfarë rreziku i kanosej Shqipërisë nga Kisha Greke dhe nga ultranacionalistët grekë. Ide të tilla si Vorio Epiri janë të gjalla edhe sot dhe, për fat të keq, Hirësia e Tij, z. Janullatos nuk arriti ta pajtonte Kishën Autoqefale Shqiptare me atë greke. Kisha greke nuk ka arritur kurrë dhe as që e shkon ndërmend as sot të kërkojë falje për krimet që ka kryer mbi martirët shqiptarë për nxitjen që i ka bërë shovinizmit dhe nacionalizmit të egër grek, që ushqen edhe sot e gjithë ditën ndjenja armiqësore mbi ata shqiptarë që hedhin poshtë Vorio Epirin.

Për fat të keq, edhe në rastin e konfliktit të qeverisë shqiptare me qeverinë greke për shkak të Belerit, Autoriteti apostolik i Janullatosit në Tiranë bëri një deklaratë në mbrojtje të minoritetit dhe të vorioepirit duke u reshtuar kështu në anën e ekstremistëve grekë dhe duke e përfillur Kishën Autoqefale Shqiptare si pjesë të Kishës Greke ose si të asimiluar prej saj. Hirësia e tij, z. Janullatos, megjithatë, u përpoq që këtë kontradiktë të thellë të mos e shfaqte dhe të paraqitej para shqiptarëve si një autoritet pa histori.

Fshirja e kujtesës kolektive dhe mospërmendja e Nolit dhe kontributit të tij, fakti që në Elbasan është edhe një Kishë që nuk e njeh atë autoritet do të thotë se vepra e Hirësisës së tij, z. Janullatos nuk është kryer ende, se Kisha Ortodokse Shqiptare, tani, pas largimit të tij nga kjo botë, gjendet para sfidave të mëdha. Ne, shqiptarët, vuajmë nga komplekset e inferioritetit dhe në politikën me fqinjët kemi një ngërç të madh. Vetëm te ne ndodh që kur vjen për vizitë presidenti turk dhe kur ai hyn në Pallatin e Brigadave aty ku ndodhet busti i Heroit tonë Kombëtar ne e mbulojmë atë që mos t’u kujtojmë turqve që ne jemi pasardhës të tij, siç bëri Berisha gjatë vizitës së parë të Erdoganit në Tiranë.

Vetëm në Shqipëri ndodh që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare zgjidhet një autoritet që vjen nga ajo Kishë dhe nga ai institucion që i ka duart të lyera me gjak shqiptarësh dhe që edhe sot e gjithë ditën promovon teorinë nacionaliste të Vorio Epirit. Ishte fat për shqiptarët që në krye të kësaj Kishe u vendos një personalitet dhe një njeri i madh si z. Janullatos. Ndaj, ne, sot, të gjithë lutemi për të dhe bëjmë edhe një përshpirtje për të. Por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta fshijmë historinë tonë për shkak se të gjithë na marrin për mendjeshkurtër e pa dinjitet.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mus: 26/01/2025 22:05

    Shyqyr që shkoj

    Përgjigju
  • Dori: 26/01/2025 20:09

    Se cilat interesa mbronte fort lumturia e tij dukej per se gjalli e duket edhe per se vdekuri. Duke pas qene ky njeri kreu i Kishes Autoqefale Shqiptare e jo Greke pse prehet e nderohet ne Athine e jo ne Tirane?

    Përgjigju
  • Lexuesi i historise jo nacionalist, por i drejte: 26/01/2025 19:59

    Ne Jeteshkrimin per te, dashamiresit e tij, nder te tjera, permed on edhe faktin qe eshte njohes i historise. … Po, Besoj se duhet te kete mesuar, edhe faktin qe kisha greke, ne baskepunim me perandorine turke, jo vetem qena e mohuan gjuhen tone Shqipe, por edhe na e mallkuan ate. Per shkak te kesaj lufte Unikale ne Llojin e Saj, Lufta e popullit Shqiptare, solli dhe deshmoret e saj per mbrojtjen e gjuhes. Jemi i vetem popular ne bote qe kemi bere lufte per gjuhen, por qe kemi edhe deshmoret e saj, te gjuhes Shqipe, pra. Dhe keto i kemi ne lufte me Kishen greke….Po ne vitet ‘12-‘14 te shekullit te 20-te, andartet greke, me bekimin I kishes greke masakruan rreth 70 klerike bektashinj dhe shkaterrun mbi 70 teqe ne trojet shqiptare, Pa folur ketu per masakret ne popullsine shqiptare. Besoj duhet ti kete mesuar edhe keto si studiues pasionant ihistorise…. Etj etj.

    Përgjigju
  • Labi: 26/01/2025 19:22

    Ju shkruani bukur zoti Yzeiri, por ne duhet t'a lëmë shpesh historinë në hije për të mos kujtuar në marrdhëniet me botën vetëm barbarinë e shekujve. Një grek,- siç përkrah thuajse i gjithë opinioni publik shqiptar,- në 30 vjet ringritur kishën shqiptare dhe sot respektohet nga gjithë ortodoksët e Shqipërisë. Sipas jush në duhet t'u vënë kufirin të thana ish-pushtuesve italiane e gjermanë, duhet të jemi më armët gati kundër shkatërruesve otomanë,të cilët shfytyruan kombin tonë. Por jo "gjakmarrja" do kapërcyer për ta bërë botën me të bukur. Im Zot Janullatos nuk na i imponoi kisha greke, atë e thirrem në të sherronte plagët tona. Vepra e tij e tregon tashmë këtë.

    Përgjigju
    • Gjini: 27/01/2025 04:19

      Internacionalist i thekur na qenko o "Labi" qimares. Sa shpejt to pordhi mendja me ato krahësime, thua qe "heroi" Janull napaska sjell vet perendin dhe sqipetaret si gjithmon mosmirnjohes. Sa per respektin e "gjithe" ortodoksve te Shqiperise, qofte nje ender te cilin Janulla ta gezoj ne boten tjeter. Ka patur orthodhoks qe kan dashur kriepiskopin, por ortodoks qe kan dashur KRYEPESHKOPIN,"lab" i dashur do jen te rralle. Nese ta imponoj apo te ngeli si dopio 6 ne dore ate do ta shkruaj historia. Erdhi si i perkohshem dhe as vdekja nuk e shqiti. Jshte i rendesishem per shqiptaret apo per greket mjafton te kujtosh se kush qeverutar grek hyri ne Shqiperi dhe nuk shkoj tek qiresia. Kur ka ber vaki qe palitikanet grek te hyjne ne kishen shqiptare?

  • koment: 26/01/2025 19:21

    Ilir po gabon rende duke e pare historine e Shqiperise me syte qe kerkojne njolla ne figurat me te ndritura te ketij vendi dhe besoj i njejti gabim po behet edhe duke gjykuar baba mondin si percares dhe egoist kur mendon vetem per komunitetin e tij dhe nuk eshte mekat te mbrosh te pambrojturit dhe vobektet dhe pakicat. Ne fund te fundit vorio epiri ekziston ne historine e ketij vendi i njohur me emrin epirus vetus perkthyer nga latinishtja epiri i vertete. Tani duam te shohim pertej ndasive apo te ecim ne gjurmet neo otomane eshrte ne te drejten tone si shqiptare por ato na kane te gjitheve ne nje borxh shume te madh qe solli vellavrasjen me te eger per pronat dhe pasurite e te pareve qe kujtdo i takon me te drejte ti trashegoje

    Përgjigju
    • Arberi: 26/01/2025 21:59

      Komenti i z.Ilir eshte shume I saket,por jo ne kohen e duhur.Hiresia e tij,tani eshte nenshtetas shqiptar dhe duhet te varroset si I tille.Historia me vone duhet te shkruhet ashtu si eshte e verteta. Ju shkurtimisht keni dhene opinioni tuaj.Eshte shme i saket.Ka ardh koha qe shume gjera,te riparohen pas vdekjes se tij.Komuniteti ortodokes duhet ta percjelli me nderimet qe I takojne.

    • Noc Rroku: 26/01/2025 21:46

      Epiri iVËRTETË.....jovrromo epiri

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Një dekadë e gjysmë nga vrasja e ‘të fortit’ të ‘Rrugës Bardhyl’, jeta e të vesë së Franc Konomit larg Shqipërisë: E mbajta premtimin

Një dekadë e gjysmë nga vrasja e ‘të fortit’ të ‘Rrugës Bardhyl’, jeta e të vesë së Franc Konomit larg Shqipërisë: E mbajta premtimin