Në një mbrëmje festive, në praninë e partnerëve, medias, figurave publike dhe përfaqësuesve të biznesit, u prezantua zyrtarisht birra “Iliria”, produkti më i ri i kompanisë Eurolab Internacional Group. “Iliria” vjen si birra e parë premium shqiptare, një birrë 100% malt, e krijuar për të sjellë një standard të ri në tregun vendas dhe për të përfaqësuar identitetin shqiptar përtej kufijve.

E frymëzuar nga trashëgimia ilire dhe e konceptuar për konsumatorin modern, marka synon një brez të ri konsumatorësh dhe një treg pa kufij. Me një profil të rafinuar shijeje, karakter të pasur malti dhe një balancë elegante, “Iliria” prezantohet si një lager modern që ruan lidhjen me origjinën dhe traditën shqiptare, duke sjellë një eksperiencë autentike dhe bashkëkohore.
Prezantimi i “Iliria” shënon një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të birrës, duke sjellë një markë të ndërtuar mbi standarde moderne prodhimi dhe një vizion të qartë për zhvillim rajonal dhe ndërkombëtar.
Marka prezantohet nga Eurolab Internacional Group, një nga kompanitë më të rëndësishme në Evropën Juglindore në shpërndarjen e birrës, pijeve dhe produkteve ushqimore, me prezencë në 10 shtete, partneritete strategjike me kompani globale si Asahi Group Holdings, MHCS, Abinbev, Campari, Antinori, Royal Unibrew dhe Anheuser-Busch InBev.











