TIRANE - “Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen. Jam në ushtrim të plotë të detyrave të mia kushtetuese dhe ligjore”- Kjo ka qenë deklarata përsëritur disa herë nga anëtari në
KQZ-së Ilirjan Muho i propozuar nga LSI, dhe që PD kërkon ta zëvendësojë me një emër nga Partia Republikane.
Muho ishte i pranishëm gjatë procesit të testimit të parë të sistemit të numërimit elektronik të votave, nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe kompania spanjolle INDRA që po zhvillohet sot paradite në mjediset e shkollës "Hasan Prishtina". Të pranishëm në këtë testim për ta ndjekur nga afër ishin dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe ambasadori i
OSBE-së Wollfarth.
“Jam anëtar i KQZ kam bërë një betim për të treguar paanësi profesionalizëm për të zhvilluar një proces të rregullt zgjedhor. Eshtë e vërtetë që jam propozuar nga LSI por në momentin e përzgjedhjes, emri im gjeti konsensusin dhe të PR e PDIU si subjekte të grupimeve të mazhorancës së asaj kohe që u lindte e drejta të propozonte anëtarë. Unë u votova edhe me fillimin e detyrës jam betuar se do tregoj paanësi që nga ky moment nuk kam lidhje me partitë që më propozuan por vazhdoj punën si anëtar i KQZ”- nënvizoi Muho.
Për të treguar se udhëhiqet nga ligji dhe jo nga partitë Muho kujtoi votën e tij për ndarjen e mandateve, ku ai kishte votuar pro pavërësisht se prekej interesi i LSI-së.
"Un isha pro vendimit te admistratës për t'i hequr një mandat qarkut të Beratit që në zgjedhjet e qershorit në këtë qark të zgjidhen 7 deputetete, ndonëse kjo nuk ishte planet e Lëvizjes Socialiste për integrim. Jam në ushtrim të plotë të detyrave të mia kushtetuese dhe ligjore"- sqaroi Muho.
Shkarkimi i anëtarit të KQZ, Ilirjan Muho do të vendoset në seancën plenare të ditës së hënë, ku priten edhe debate të ashpra tashmë pas kalimit të LSI në opozitë. Ndërkohë është dhe presioni i ndërkombëtarëve që kërkojnë KQZ e pavaruar nga politika dhe shtojnë se duhet zbatuar marrëveshja e arritur me konsensus për miratimin e Kodit Zgjedhor.
Kryetari i PS-së Rama i cilësoi akte kamikaze ato që merren në KQZ për të bërë rotacionin antigjor dhe i bëri thirrje kryeministrit e Kuvendit të qëndrojnë larg. Meta i LSI-së i cilësoi veprime diversante. Kundër ndryshimeve në KQZ është dhe PBDNJ. Për të miratuar largimin me zëvendësimin e Muhos mazhorancës i duhen 71 vota. Konstitucionalistët thonë se rikonfigurim të KQZ-së mund të ndodhë vetëm nëse ndryshohet Kodi Zgjedhor, në të kundërt çdo veprim është antiligjor.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.6%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 793
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55