TIRANE - 17 zyrtarë të lartë mes tyre 2 kryekomunarë, gjyqtarë, 2 doganierë dhe zyrtarë të larë të zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë kallëzuar penalisht nga ILDKPKI për shfshehje pasurie.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për mos deklarimit të pasurisë brenda afateve të përcaktuara nga ligji.
 
Më poshtë emrat e 17 zyrtarëve dhe funksionet e tyre
- Ilir Kurti, për funksionin Drejtor, Ministria e Punëve të Brendshme;
- Anila Andoni Çili, për funksionin Drejtor, Ministria e Financave;
- Admirim Spahiu, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
- Adelina Zarka, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;
- Petraq Çuri, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës;
- Andri Çota, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,  Librazhd;
- Astrit Marku, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
- Aleksandër Paja, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
- Armand Fida, për funksionin Doganier, Dega e Doganës Rinas;
- Ferdinant Kosti, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë;
- Erion Daçi, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat;
- Artan Vokshi, për funksionin Doganier, Dega e Doganës Tiranë;
- Luan Harusha, për funksionin Kryetar, Komuna Rrethinat, Shkodër;
- Seit Hyseni, për funksionin Specialist, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
- Flamur Sala, për funksionin Kryetar, Komuna Drenovë, Korçë;
- Aleksandër Myrtaj, për funksionin Drejtues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier;
- Oresti Vuçaj, për funksionin Drejtues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)