ILO, Ryder: Kosova do jetë pjesë
e ILO-s, por më parë duhet OKB

ILO, Ryder: Kosova do jetë pjesë<br />e ILO-s, por më parë duhet OKB
GJENEVË -Drejtori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Guy Ryder me seli në Gjenevë, duke e cilësuar të mirë situatën në Kosovë, deklaroi se «në Kosovë janë shënuar progrese gati në gjitha sferat, por jo edhe në atë të punësimit, ku papunësia në rajon është ndër më të mëdhatë në Evropë. Rritjen e numrit të të papunëve në Kosovë e dëshmon edhe migrimi i mijëra të rinjve nga Kosova në vendet e ndryshme perëndimore», thotë Ryder për "Presheva jonë" me seli në Zvicër.
 
I pyetur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në ILO në vazhdim, Ryder u përgjigj se “Kosova një ditë do të jetë anëtare e organizatës sonë, kjo është diçka e padiskutueshme, por për të arritur deri aty nevojitet punë dhe angazhime, kur Kosova aktualisht ballafaqohet me një sërë sfidash. Veç kësaj, Kosova për të qenë anëtare e organizatës sonë duhet të luftojë papunësinë dhe pastaj duhet të kalojë përmes dyerve të OKB-së.»
 
Madje sipas njeriut numër një të ILO-s në Gjenevë  «institucionet kosovare duhet të përqendrohen në zbutjen e papunësisë në rajon, sepse me hapjen e vendeve të punës, jo vetëm që do të hapin perspektiva të reja për mjedisin, por edhe do të pengohej migracioni, zbrazja e Kosovës nga të rinjtë, e bashkë me këto luftohet edhe korrupsioni dhe dukuri të tjera negative, që do të përshpejtonin proceset e integrimeve…”
 
“Kosova ka dhe popullsinë më të re në Europë - 70% janë më të rinj se 35 vjeç, por ka edhe shkallën më të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve në Europë - 45% të numrit total të të papunëve”, thuhet në raportin e fundit të ILO-s ku bën fjalë edhe për papunësinë në Kosovë.
 
Sipas Organizatës Botërore e Punës në Gjenevë - ILO papunësia në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar. Nga ILO  mësojmë se papunësia në Kosovë është më e madhja në Evropë. Sipas statistikave të ILO-s numri i të papunëve në Kosovë nuk ka ende ndryshime, por mbetet tek 45 për qindëshi.
 
Këto shifra konfirmohen edhe nga departamenti ekonomik i CIA-s, ku ndër të tjera thuhet se në Kosovën me 1,847,708 banorë në vitin 2010  kishte 45.4% të papunë, në vitin 2011 pati një rënie të vogël 45.3%.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane