Megjithatë shtypi rozë ka investiguar rreth kësaj deklarate duke publikuar se çifti është duke u frekuentuar intensivisht prej muajsh, madje mësohet se Selami i ka dhuruar gazetares një unazë të firmës "Tiffany". E kontaktuar nga "Shqiptarja.com" Ilva Tare nuk ka dashur të komentojë apo të prononcohet rreth këtij lajmi të publikuar në media.
Tare aktualisht drejton emisionin “Tonight”, në të cilin interviston personazhe të shumtë nga politika. Ndërkohë Eduard Selami njihet si ish-kreu i Partisë Demokratike në vitet ’90. Prej kohësh ai ka jetuar në SHBA duke u rikthyer prej pak kohësh në Shqipëri, duke iu bashkuar sërish të djathtës si deputet. Nuk dihet se cili nga çifti do të thyejë heshtjen rreth kësaj lidhje.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)