I.M spiun i Sigurimit të Shtetit, reagon bashkëpunetori i Metës: Latë nam, paskeni merakun e 'patronazhistëve' të komunizmit! Hapni çdo dosje

I.M spiun i Sigurimit të Shtetit, reagon bashkëpunetori i Metës: Latë nam, paskeni merakun e 'patronazhistëve' të komunizmit! Hapni çdo dosje

1658861397_Screenshot2.jpg

Tedi Blushi, bashkëpunëtori i Ilir Metës ka reaguar për zbulimin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit që thotë se një ''personazh me profil të lartë politik'' shqiptar me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.  Në një postim në Facebook, ku duket se e merr me të qeshur këtë situatë, Blushi përmend patronazhistët. 

“Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit”, shkroi Blushi. Deri tani nuk dihet kush është I.M ndaj edhe ky reagim i Blushit, ish këshilltar i Metës dhe bashkëpunëtor në Partinë e Lirisë shton dyshimet se mund të jetë Ilir Meta.

Sipas Blushit, gjithçka vjen një ditë pas ndryshimit të emrit të LSI në Partia e Lirisë, çka sjell edhe Ilir Metën në politikën aktive. Blushi i bëri thirrje Autoritetit të Dosjeve që të hapë e të bëjë publike çdo dosje dhe infromacion të asaj kohe.

“Ha Ha Ha… Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit”

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve të hapë që sot dhe të bëjë publike çdo dosje dhe informacion të sigurimit të shtetit dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe procesverbalet e organizatës së rinisë të asaj kohe!Jetojmë në kohën e "pavarësisë" së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet”, shkroi Tedi Blushi.


Lajmi kryesor:

SKANDALI/ Kush është politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M që rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Partia e Metës: Nxirrni dokumentet


/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve