Imamët e vetëshpallur nën akuzë për terrorizëm i kërkuan gjykatës së krimeve të rënda pushimin e procesit ndaj tyre me argumentin se mungojnë provat. Këtë kërkesë e bëri Gerti Pashaj i cili tha se në kohën që ai ishte shpallur në kërkim në shqipëri ishte student në Turqi dhe ska asnjë lidhje me terrorizmin.
Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e cila i hapi rrugë pyetjes së 12 dëshmitarëve këtë të martë. Ndër dëshmitarët që do të dëhsmojnë në këtë process janë dhe ish Kreu i Komunitetit Musliman Selim Muca dhe kreu aktual Skënder Brucaj.
Pas rrëzimit të kërkesës për pushimin e gjykimit ka reaguar dhe avokati mbrojtës i imamëve Roland Islami.
"E vetmja vepër penale e cila mund të gjej shqetësim për të pandehurit është fakti i këtij informacioni dhe këtij kallzimi që është bërë nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë por në faktë ai kallzim është një thjeshtë një kallzim i rremë dhe nuk gjej asnjë mbështëtje ligjore dhe për këtë duhet të vijnë dhe të dëshmojnë para gjykatës."-shprehet Islami
"Vendosi rrëzimin e kërkesës për pushimin e gjykimit që do të thotë që gjykata sot tha që nuk do të pushohet çështja, me ç'të drejtë gjykata e thotë këtë përpara se të përfundojë procedi gjyqësor"-shtoi ai
/Shqiptarja.com

VIDEO