Imamët: Të njëjtët gjyqtarë lirojnë
 vrasësit, me ne teatër. Vdekshi! 

TIRANE - Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e radhës për 9 xhihadistët e akuzuar për rekrutuan luftëtarësh shqiptarë duke i dërguar për Xhihad në Siri dhe për financim të terrorizmi. “Ju që lironi vrasës, mos bëni teatër me ne”. Ishin këto fjalët me të cilat imami Bujar Hysa nën akuzë për terrorizëm ju drejtua 5 gjyqtarëve të Krimeve të Rënda të cilët këtë të martë rrëzuan kërkesën për gjykim të shkurtuar të dy xhihadistëve Orion Reci dhe Astrit Tola. 

Hysa: I shohim lajmet, ju dhatë pafajësi për vrasësin
“Ne nuk jemi terroristë, jemi besimtarë, mos kujtoni se jemi naiv apo nuk ndjekim lajmet, njerëzit po vrasin e presin dhe kjo gjykatë i liron, ndaj mos bëni teatër me ne”. Kështu i është drejtuar trupit gjykues pranë Krimeve të Rënda imami i xhamisë  së Mzezit Bujar Hysa i cili është nën akuzë për rekrutimin e xhihadistëve drejt Sirisë.
 
Në këtë deklaratë Hysa nuk citoi drejtpërdrejtë rastin e pafajësisë së Arben Frrokut si një shembull konkret, por paçka kësaj 4 nga 5 gjyqtarët që gjykojnë xhihadistët janë po ata që firmosën lirinë e Arben Frrokut nën akuzë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. (Kryesuesin Dritan Hallunaj, Liljana Baku, Fran Prendi dhe Klodian Kurushi).

gjyqi frroku imamet


Gjykata refuzon gjykimin e shkurtuar për dy xhihadistët
Në seancën e kësaj të marte gjykata ka refuzuar kërkesën e të pandehurve Orion Reçi e Astrit Tola për gjykim të shkurtuar dhe veçim çështje, ndërsa avokati i Reçit kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Imeri: Kjo Gjykatë e djallit, ne njohim ligjet e Allahut
Por në seancë nuk kanë munguar dhe predikimet, ku i pandehuri Zeqir Imeri pasi ka marrë fjalën u është drejtuar besimtarëve të pranishëm në seancë duke thënë se ata duhet të jenë krenar se janë mysliman dhe zoti ja shpërbleftë atyre dhe 15 vëllezërve të cilët ndodhen për luftën e shenjtë në Siri. “Kjo është Gjykata e djallit, njohim ligjet e Allahut”, tha Imeri.

Imeri ka shkuar më tej gjatë predikimet pas kafazit të hekurt, teksa ka thënë se shumë shpjet nga e keqja do të çlirohet Roma, Persia, e India ndaj besimtarët duhet të qëndrojnë bashkë.

Duke mos ndryshuar qëndrim nga seancat e mëparshme imami i vetëshpallur Genci Balla ka deklaruar se ai si mysliman dhe 8 të pandehurit e tjerë, nuk mund të gjykohen nga ligje të tjera veç atyre të Allahut pasi në të kundërt ata do të shkelnin mbi besim, duke ritheksuar se ata nuk e njohin gjykatën.

Gerti Pashja-Gjykatësve: Vdekshi të gjithë
Në përfundim të seancës teksa trupa gjyqësore e kryesuar nga Liljana Baku njoftoi vendimin se seanca do të shtyhej, irritimi i Gerti Pashajt arriti deri në mallkim për gjyqtarët ku deklaroi se: Deri atëherë vdekshi të gjithë ishalla.

Pas rrëzimit të kërkesave të avokatëve për pavlefshmëri të disa përgjimeve e ekspertimeve kompjuterike tek pajisjet që i janë sekuestruar 9 të pandehurve, gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 14 prill.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë