Një emër i ri ngjitet në krye të Shërbimi Informativ të Ushtrisë, pas largimit të ish-drejtorit të këtij institucioni Ylli Zyla. Me një vendim të marrë tre ditë më parë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i ka besuar strukturën e shërbimit informativ të ushtrisë, shtetasit Taulant Demiraj, person ky që gjatë gjithë karrierës së tij ka shërbyer në strukturat e shërbimit ushtarak duke bashkëpunuar edhe me organizma të huaja.
Demiraj vjen në këtë post, pas skandalit që përfshiu SHIU-n, gjatë drejtimit të këtij institucioni nga Ylli Zyla. Për veç karrierës së tij gjatë shërbimit në ushtri, mësohet se Demiraj ka punuar edhe si bodigard i disa prej personaliteteve më të larta të vendit. Nisur nga karriera e tij në ushtri dhe shërbimin informativ, krerët e ministrisë së mbrojtjes ia besuan postin e zv/drejtorit të SHIU-t,shtetasit Demiraj.Për gjatë ditës së djeshme, është bërë dhe prezantimi në këtë post i Taulant Demiraj, duke bërë që ai të marrë zyrtarisht detyrën e re.
Zv/shefi i ri i Shërbimit Ushtarak të Ushtrisë Taulant Demiraj rezulton të jetë pronar i një kopanie që meret me sigurimin e objekteve private por edhe shtetërore. Në ekstraktin e nxjerë nga faqja zyrtare e QKR-së, rezulton se Demiraj zotëron 50 për qind të aksioneve të kompanisë "Firdeus Security" ndërsa pjesa tjetër e aksioneve ndahet me shtetasin e quajtur Renaldo Çulli.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com