Imami i Xhamisë: Haradinaj
do të duket më katolik se Papa

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi thotë se Haradinaj me deklaratën e tij “kam lindur mysliman, por s’e di pse jam mysliman “do të humbë votuesit të cilët vitin e ardhshëm do i kthejnë shpinën.

“Mendoj se, ai votuesit tashmë i ka të humbur, ata moti ia kanë kthyer shpinën që kur deputetët e tij vollën vrer kundër Islamit dhe myslimanëve dhe që kur partia e tij pranoi zyrtarisht Kqirën (Anton Kqirën) i cili, në stilin e vajtueseve serbe, vajtoi Millosheviçin pse nuk i preu e nuk i griu 1.9 milion shqiptarë myslimanë sikur që i kishte masakruar në Bosnjë”, ka thënë Shefqet Krasniqi në një intervistë për median kosovare. 

Imami Krasniqi ka vlerësuar se liderët politikë e kanë humbur vizionin dhe orientimin.

“Ndaj paraqitja e kujtdo më “katolik se Papa”, duke sakrifikuar identitetin e tij fetar për hir të karrierës, e bën njeriun mjaft qesharak e kontrovers para atyre studiuesve që e njohin më mirë së ne historinë e Ballkanit. Duke synuar, si shumë të tjerë, që përmes mohimit të identitetit fetar të fitojnë simpatinë perëndimore, liderët tanë po harrojnë se po humbin ditë e përditë mbështetjen dhe përkrahjen vendore, pra atë të popullit. Ndërsa, me sa di unë, demokraci do të thotë ‘populli sundon’, e jo ‘ndërkombëtarët sundojnë’”, ka thënë Krasniqi.

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove