Për Arben Imamin, imazhi i Partisë Demokratike sot është për faqe të zezë dhe kjo për faktin se është në drejtimin e Lulzim Bashës, që sipas tij fle gjumë kudo që është. Duke u përgjigjur për heshtjen e ish-kreut të PD-së Sali Berishës, Imami tha se nuk ka asnjë koment, por shtoi se kush e kupton se kjo garë është e pabarabartë duhet të flasë, në rast të kundërt kush nuk flet është për garën e pabarabartë.
Imami sakaq tha se Edi Rama do të ketë edhe më të lehtë mandatin e katërt, nëse PD do të vijojë që të drejtohet nga Basha.
‘Nuk kam koment për Sali Berishën. Kjo garë është e pabarabartë, çdo kush që e kupton që gara është e pabarabartë duhet të flasë, kush nuk flet është për garën e pabarabartë. Janë shumë të rëndësishme, studiot televizive, kontaktet, komunikimi me qytetarë, nuk janë të lidhura thjeshtë më zëvendësimin e një njeriu, por me një Reformë të thellë të PD. Imazhi i PD sot është për faqe të zezë. Është Lul Basha duke flejt gjumë kudo që është.
Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk është Sali Berisha kryetar i partisë, çfarëdo gabimi bën Sali Berisha e bën për vete, nuk konkuron Berisha, konkuron ky djali që është në gjumë. Ky imazh duhet ndryshuar, duhet bërë bashkimi në mënyrë që të shkojmë drejt në fitores. Mandati i katërt i Edi Ramës është më i lehtë se i treti. Ja ka thënë një mik i Ramës, merr të tretin se i katërti e merr më lehtë. Me një kallëp druri që bën të njëjtën gjë, sigurisht që nuk mund të rritet entuziazmi.’- tha Imami.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet brenda PD, Arben Imami: Komisioni, i kapur nga Basha! Jemin Gjana, i njëanshëm, gara s'është e ndershme! Të enjten shpallim kandidaturën e grupit 'Për PD'
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë
28 Janar, 15:21
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37