Zgjedhjet brenda PD, Arben Imami: Komisioni, i kapur nga Basha! Jemin Gjana, i njëanshëm, gara s'është e ndershme! Të enjten shpallim kandidaturën e grupit 'Për PD'

Anëtari I PD dhe pjesë e grupit "Për PD" që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor. Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për anëtarët.

Në emisionin "Repoltix", Imami tha se kjo garë nuk është e hapur dhe se vendimi për vendosjen e datës së zgjedhjeve ishte i nxituar dhe i paarsyetuar. Imami tha se kjo u bë për qëllim se Basha e do që kandidatëve që do të garojnë do u duhet kohë t'u drejtohen strukturave të PD dhe ua mohoi këtë gjë që të kishte karrigen e tij të sigurt. Imami renditi një seri arsyesh se pse vendimi për zgjedhjet më 13 qershor u morr me shpejtësi dhe pa pritur asnjë lloj propozimi.

"Kjo garë nuk është  hapur dhe e ndershme. Sikundër ka një reagim të përgjithshëm, veprimi qe i njëanshëm dhe veprimi ishte një nxitim i pajustifikuar , i pamotivuar dhe i paarsyetuar dhe i marrë me një shpejtësi të madhe i argumentuar nga Basha si vendim i marrë nga sekretari i përgjithshëm dhe kjo e legjitimonte. Nëse kryetari i partisë është në kontakt me degët e partisë, konkurrentët e tij kanë nevojë për kohë për të filluar dhe vendosur kontakte. Shkurtimi i kësaj kohe tregon se zotëria nuk kërkon që të gjitha palët të kenë një akses normal në zgjedhje. Përveç kohës, në parti pas një humbje të tillë duhen disa palë që të paraqiten, që të bëhen zgjedhje të pranueshme nuk duhet vetëm të shpallësh datën, por duhet edhe një komision zgjedhor që të jetë i paanshëm, dhe nuk ramë dakord me Jemin Gjanën, me të s'ka njërin botë që të bie dakord jo më unë. Normalisht bëhen propozime dhe nuk mund të ketë zgjedhje të hapura dhe të pranueshme me një komision që është i Lulzim Bashës. Kryetari i komisionit para dy ditësh ka sulmuar dy anëtarë të grupit tonë publikisht. Pra është komision i njëanshëm. pra kryetar është një person pro Bashës dhe jo nuk shkon", tha Imami.

Imami bëri të ditur se të enjten grupi "për PD" do të shpall kandidaturën e saj për kryetar të PD, ndërsa shtoi se Basha nuk gëzon më besim, por manovrat që ai bën brenda partisë tregon se gara nuk do të jetë e drejtë dhe e hapur, edhe pse ky grup do e bëj betejën e saj deri në fund.

"Kriteret për të qenë kandidat nuk mund të interpretohen në një mënyrë ose tjetër i japin dhe i japin të drejtën kryetarit të partisë që të përcaktojë se kush do të jenë kandidatët që do të garojë. Lista e anëtarëve është gjithashtu një problem. Një pjesë e madhe e anëtarësisë ka pushuar se qeni e angazhuar për shkak të Lulzim Bashës. Çfarëdo që të bëjë Basha ky nuk gëzon dot më besim. Pasnesër paradite  do të tregojmë kandidatin tonë. Ne e kemi relativisht të mbyllur idenë se cili do të jetë kandidat, mund të jetë më shumë se një. Po konsultohemi  dhe po përpiqemi të nxjerrim një kandidat kolegjial", tha Imami.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
Arben Imami akuza të forta Bashës: I shiti vendet e listave të kandidatëve për deputet (VIDEO)

Arben Imami ka hedhur akuza të forta nga kreu të PD, Lulzim Basha duke thënë se ai i shiti vendet e listave të kandidatëve për deputetë. Në emisionin "Repolitix" Imami tha se ky akt tregon qartë se partia nuk ka më parime morale dhe se PD duhet reformuar e tëra. Ai tha se grupi "Për PD" kërkon hapjen e partisë dhe bashkimin e saj, pasi është copëtuar vetëm për faj të Bashës, i cili ka bërë largime pa asnjë lloj kriteri.

"Në duam hapjen dhe bashkimin e partisë. Partia është në një pastrim të vazhdueshëm dhe nuk ka asnjë kriter se si përzgjidhen njerëzit. Nuk mundet një parti që vendet për kandidat në lista për deputet t'i shesë dhe të bëjë tender për to. Janë marrë para  për kandidatë për deputetë dhe për vende brenda strukturave të partisë", tha Imami.

Ora 22:13
Imami: Imazhi i PD është për faqe të zezë! Nëse Basha është ende drejtues, Rama mandatin e katërt do ta ketë më të lehtë (VIDEO)

Për Arben Imamin, imazhi i Partisë Demokratike sot është për faqe të zezë dhe kjo për faktin se është në drejtimin e Lulzim Bashës, që sipas tij fle gjumë kudo që është. Duke u përgjigjur për heshtjen e ish-kreut të PD-së Sali Berishës, Imami tha se nuk ka asnjë koment, por shtoi se kush e kupton se kjo garë është e pabarabartë duhet të flasë, në rast të kundërt kush nuk flet është për garën e pabarabartë.

Imami sakaq tha se Edi Rama do të ketë edhe më të lehtë mandatin e katërt, nëse PD do të vijojë që të drejtohet nga Basha.

‘Nuk kam koment për Sali Berishën. Kjo garë është e pabarabartë, çdo kush që e kupton që gara është e pabarabartë duhet të flasë, kush nuk flet është për garën e pabarabartë. Janë shumë të rëndësishme, studiot televizive, kontaktet, komunikimi me qytetarë, nuk janë të lidhura thjeshtë më zëvendësimin e një njeriu, por me një Reformë të thellë të PD. Imazhi i PD sot është për faqe të zezë. Është Lul Basha duke flejt gjumë kudo që është.

Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk është Sali Berisha kryetar i partisë, çfarëdo gabimi bën Sali Berisha e bën për vete, nuk konkuron Berisha, konkuron ky djali që është në gjumë. Ky imazh duhet ndryshuar, duhet bërë bashkimi në mënyrë që të shkojmë drejt në fitores. Mandati i katërt i Edi Ramës është më i lehtë se i treti. Ja ka thënë një mik i Ramës, merr të tretin se i katërti e merr më lehtë. Me një kallëp druri që bën të njëjtën gjë, sigurisht që nuk mund të rritet entuziazmi.’- tha Imami.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 19/05/2021 06:38

    Po ky sikur thoshte se Edi Rama ka kape shtetin, dhe ky vete paska kape PD-ne. Me sa duket edhe shtetin e kape po te kete mundesi.

    Përgjigju
  • 1997: 19/05/2021 01:07

    Mbajeni fort sigurimsin jemin gjana qe shperndau armet ne 97. Mbasi i shiten armet gjoja i mori populli. Shpresoe qe gjykatat te denojne dike per keto ngjarje.

    Përgjigju
  • Tani: 18/05/2021 22:40

    Mire e ke o Imam, por doktori po e mban Lulin. Ai nuk po reagon.Po mban te njejtin qendrim si ne 2017. Doktori e krijoi PD, ai do ta shkaterroje ate. Kshu qe shikoni ndonje mundesi tjeter, se PD po shkon drejt fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)