Boks/ Imane Khelif ndalohet të marrë pjesë në Kupën e Botës për femra: Ajo nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë

Boks/ Imane Khelif ndalohet të marrë pjesë në Kupën e Botës për femra: Ajo nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë

Imane Khelif

Imane Khelif është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për një fitore, por për një tjetër përjashtim. Kampionia Olimpike e boksit, e cila u bë kryefjalë për sfidën e saj ndaj italianes Angela Carini, nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Femrave të planifikuar në Nish (Serbi) nga data 8 deri më 16 mars, për shkak të vendimit të IBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit).

Federata Ndërkombëtare e ka bllokuar edhe një herë atleten algjeriane për shkak të niveleve tepër të larta të testosteronit dhe pranisë së kromozomeve XY në trupin e saj, aspekte që nuk e lejuan të kalonte testet e përshtatshmërisë të kërkuara nga IBA.

"Imane Khelif nuk kualifikohet për Kampionatin tonë Botëror, ajo nuk i plotëson kriteret e pranimit. Rregulloret tona teknike përcaktojnë qartë kërkesat dhe kriteret për ngjarjen. Ne kryejmë teste të përshtatshmërisë gjinore në mënyrë të rastësishme dhe do t'i bëjmë ato gjatë Kampionatit Botëror", shpjeguan organizatorët e Kampionatit Botëror.

Kjo nuk është hera e parë për Khelifin, pasi IBA e kishte ndaluar tashmë të garonte në Kampionatin Botëror të 2024-ës, por IOC, e cila ka rregulla të ndryshme, e lejoi boksieren afrikane të konkurronte për medaljen e artë në kategorinë e peshave të lehta, duke mundur në finale kinezen Yang Liu.

Një rezultat që konfirmoi tezën e hedhur nga Khelif, e cila gjithmonë ka pohuar se është grua dhe që tani e gjen veten edhe një herë të përjashtuar nga një Federatë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm