Nga modelja gjermane Nico në vitet 60 deri te Carla Bruni në vitet 2000 muzika po shkon nga pasarelat e modës drejt skenave muzikore.
I tillë është rasti i modeles afrikane lindur në Costa Azurra.
Nadja Mladjao e cila njihet me emrin e artit Imany, është ish modelja franceze me origjinë afrikane, një nga më të kërkuarat në pasarelat e Parisit dhe Nju Jorkut deri sa zbuloi se kishte një zë mjaft të bukur, të fuqishëm dhe melodioz.
Suksesi i saj u rrit që pas daljes në treg në vitin 2011 të albumit të parë me titull “The Shape Of A Broken Heart”, ku spikat kënga “You Will Never Know”, e cila renditet e para në klasifikime sipas mediave të huaja.
Imany në dhjetor do të jetë e pranishme në Itlali dhe do të mbajë koncerte në disa prej qyteteve kryesore.
E pyetur në lidhje me vendimin e saj për të lënë modën prej muzikës Imany ka thënë:- “Ka shumë arsye, por një e mendoj më të arsyeshmen. Koha për të bërë modelen është e limtuar. Nuk ka modele të suksesshme që vazhdojnë të bëjnë këtë punë 30, 40, 50 vjeçe. Unë ndërkohë jam 34 vjeçe. Nëse nuk do të kisha zgjedhur muzikën unë do të bëja çdo gjë tjetër të mundshme. Si përfundim unë zgjodha atë që kam dëshiruar prej kohësh, të këndoj”.
Më tej Imany ka treguar se si është përkushtuar ndaj muzikës duke mësuar çdo gjë nga fillimi si një fëmijë që hyn për herë të parë në shkollë.
“Fati im ka dashur që unë të jem në Amerikë, vendin ku mund të bësh gjithçka të mundur nëse i përkushtohesh siç duhet”, ka theksuar më tej këngëtarja.
Duke folur për familjen e saj super tradicionale, Imany ka treguar për vështirësitë në zgjedhje dhe mospëlqimin e tyre nga ana e babit të saj.
Kjo pasi ky i fundit ka dëshiruar gjithmonë që vajza e tij të bëhej doktoreshë ose avokate.
Imany jo vetëm shkruan tekstet e këngëve vetë por edhe i kompozon ato, ndërkohë që ka njohuri edhe mbi kitarën.
Ato që e frymëzojnë Imany-n në këtë ëndërr të re janë këngëtaret amerikane Nina Simone, Tracy Chapman dhe Janis Joplin.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com