TIRANË,29 Janar / ATSH / - 'Njerëz të lumtur mbi bicikleta": quhet projekti i fotografes spanjolle Javier Martinez, e cila ka shëtitur gjysmën e botës për të portretizuar çiklistët e lumtur kudo nëpër botë. Fotografja tashmë prej një muaji është "bllokuar" në Nigeri nga mbyllja e kufijve prej virusit Ebola.
Martinez ka mbuluar gjithmonë foto reportazhet e luftrave, por tashmë ajo është një aktiviste e thekur e biçikletave dhe mundësive që ato krijojnë për lëvizjen e miliona njerëzve kudo në botë. "Me pak fat unë po mundohem të jap një mesazh shprese te njerëzit" shprehet ajo.
Tek biçikleta shumë njerëz gjejnë dinjitetin, buzëqeshjen dhe lumturinë. Ndersa në fotografitë e saj dikush shpreh habinë dhe lumturinë, e dikush tjeter seriozitetin dhe krenarinë./n.l//y.pa/







