Zbuloni se ku dëshirojnë të blejnë shtëpi, miqtë e huaj të Xhesika Berberit!

Zbuloni se ku dëshirojnë të blejnë shtëpi, miqtë e huaj të Xhesika Berberit!

Xhesika Berberi në 'Green Coast'

Shqipëria numëron çdo vit një numër të lartë turistësh të huaj, të cilët kanë ardhur gjithnjë në rritje, falë bukurive mahnitëse që vendi ynë ofron, shërbimit, ushqimit, faciliteteve, komoditetit e sigurisë.  Një rol kryesor në këtë trend po luajnë edhe resortet luksoze të cilat janë ndërtuar kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

"Green Coast" është një ndër projektet Premium që shtrihet në rivierën e mrekullueshme shqiptare, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë personaliteteve të njohura shqiptare që jetojnë jashtë dhe që e sugjerojnë këtë vend sidomos tek miqtë e tyre, të cilët janë kuriozë për Shqipërinë.

Një episod nga kurioziteti i miqve të huaj për Shqipërinë, ka rrëfyer së fundmi modelja e njohur Xhesika Berberi, e cila në një rrëfim për revistën Bordo shprehet:

 “Miqtë e mi të huaj janë shumë të interesuar për të vizituar Tiranën dhe sidomos bregdetin shqiptar. Tani janë bërë kurioz për resortet e reja turistike të cilat ofrojnë gjithçka brenda tyre. Besoj se ndonjëri prej tyre mund ta blej një shtëpi në Palasë (qesh). Shqipëria falë edhe promovimit që po i bëhet, po shihet gjithnjë e më shumë si një ekzotik, por shumë ndryshe dhe gjithmonë më pyesin”, thotë ajo në intervistën e saj të fundit për revistën Bordo.

Vetë Xhesika, ka publikuar më herët se pushimet e saj të kësaj vere do t’i kaloj në jug, pikërisht në Green Coast, i cili tashmë është kthyer në “hot topic” si destinacion, sidomos pas çertifikimit me Blue Flag për cilësinë absolute të plazhit të tij. Një vlerësim që shton padyshim interesin e turistëve elitarë, të cilët janë përherë në kërkim të vendeve që ofrojnë standardet maksimale.

Green Coast është njëri prej tyre, ndaj gjithçka mund t’u themi miqve të Xhesikës dhe gjithë mysafirëve të tjerë të huaj është: Mirë se vini në Shqipëri. Vendi i bukurive të pafundme dhe standardve më konkurruese në Rajonin e Ballkanit Perëndimor e më tej në Mesdhe.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 08/06/2023 19:11

    Beton coast ne harmoni me Bathoren dhe Golemin ofron sherbime te mrekullushme

    Përgjigju
    • WC muhabet: 08/06/2023 20:10

      S'ka fuqi punëtore

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite