Një imazh ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka prekur mjaft persona. Fotoja flet për ëndrrën e një çifti për t’u bërë me fëmijë dhe luftuan plot katër vite për ta arritur këtë gjë. Living shkruan se ka qenë fotografja amerikane Samantha Packer, e cila jeton në Arizona, që ka fotografuar bebushin e shumëpritur të familjes në fjalë.
Ajo e ka shoqëruar këtë fotografi me secilën prej shiringave që u përdorën gjatë fertilizimit In vitro (IVF).
''Kjo është hera e parë që më është kërkuar të bëj një fotografi të tillë! Isha e nderuar dhe kam dashur të krijoj diçka të veçantë. Mamaja e fëmijës kishtë më shumë se 4 vite që përpiqej për të ngelur shtatzënë. Kishte bërë gjithashtu 3 aborte dhe vetëm pasi bëri 1.616 gjilpëra, arriti qëllimin e saj. Kjo fotografi është shpërndarë 60.000 herë në Facebook prej historisë që kjo familje mbart. Patricia dhe Kimberly e dëshironin prej vitesh një femijë dhe ishin vetë prindërit që dhanë këtë ide fotografes,”- shkruan Samantha në profiling e saj në Facebook /Living

Komente

