Iminuteti, edhe ambasadorja
gjermane pret miratimin në gusht

TIRANE - Në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në ambientet e Kuvendit, mes kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ambasadores gjermane, Carola Muller Holtkemper dhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, lidhur me etikën dhe kodet parlamentare, personalitetet u ndalën edhe në çështjen e heqjes së imunitetit.

Ambasadorja gjermane, Holtkemper, u shpreh në lidhje me këtë kauzë se “pres miratimin e projektligjit më 6 gusht”.

Sipas saj “parlamenti është një kuadër vendimmarrës që lejon një menaxhim të qytetëruar të ndryshimeve politike dhe arritjeve kompromisesh”, e për këtë arsye duhet të përfundohet reforma për rregulloren e Parlamentit.

Ambasadorja nënvizoi faktin që për të pasur kompromis “duhet të kërkojmë negociata ku secilës palë t’i duken të pranueshme”.

Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE-së, Wollfart vuri theksin në faktin se Kuvendit i nevojitet një rregullore e qartë. Etika parlamentare, sipas tij, meriton vëmendje, duke përshëndetur njëkohësisht progresin për Kodin Etik.

“Kodi etik i detyron deputetët të respektojnë parimet e përgjithshme të sjelljes e cila përfshin integritetin e të qenit i hapur”, - u shpreh ambasadori.

Sipas Wollfart “kjo konferencë lidhet me thelbin e mandatit të prezencës së OSBE-së për promovimin e demokratizimin e institucioneve demokratike në Shqipëri”.

(gm/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata