Imitimi në Kuvend për Kurtin, deputetja nga Kosova sqaron deklaratën: Batutë për një person që gënjen pareshtur
Kurti dhe deputetja e PDK-së
Pasi imitoi në Kuvendin e Kosovës Kryeministrin Albin Kurti dhe u bë virale në rrjet, deputetja e PDK-së në Kosovë, Ganimete Mulsiu ka sqaruar dekleratën e saj për kreun e qeverisë.
Duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës ajo tha: “Dreqi te hangërt Albin! S’e le asnjë qershi pa hangër. A bre Albin mos qofsha në lëkurën tënde!” – tha ajo. Disa e kuptuan dhe disa jo. E ftuar në T7 ajo ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë.
“Besoj që shumica e dinë se ç’ka do të thotë “t’i hash të gjitha qershitë”. Mendoj që metafora është shumë e pastër. Unë jam e bindur 100% që nuk kam përdorur gjuhë joparlamentare në asnjë formë dhe rrethanë. Metafora nuk është joparlamentare”, – vlerësoi Musliu.
“Ajo batutë ishte për person i cili gënjen pareshtur, ose thotë fjalë të pavërteta dhe kthehet i përpin fjalët e veta. Është e njëjta si me atë të qershive.
Ka të bëjë me një qytetar i cili ka qenë i lodhur gjatë një udhëtimi të tij është ulur nën një qershi. Ka ngrënë qershi sa i janë dashur ndërsa qershitë tjera i ka keqpërdorur dhe i ka bërë të pashfrytëzueshme. Me idenë unë i hëngra dhe të mos i hanë të tjerët që do vijnë…
“Që i bie, ka urinuar mbi to”, – e plotësoi drejtuesi i emisionit dhe Musliu e pohoi me lëvizje me kokë.
“Kur kthehet nga rruga, e zë lodhja prapë. Kthehet te qershitë që i ka dëmtuar vetë dhe ha sërish. Ky është kuptimi”, – tha deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35