Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, të cilat deri më tani ndotnin mjedisin dhe rrezikonin gjithashtu jetën e njerëzve. Zyra e shtypit së ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se në ish zonën industriale të Lezhës ka përfunduar tashmë impianti modern, që i riciklon dhe i shndërron në lëndë të parë për blegtorinë këto mbetje.
Investimin me vlerë rreth 1.5 milionë euro e ka parë nga afër edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ky projekt është mbështetur gjithashtu edhe me fonde nga programi IPARD.
“Është një investim që krijon një vlerë pothuajse nga hiçi, nga të gjithë mbetjet që vijnë nga bota shtazore, përfshi edhe peshkun, kafshët e sëmura, pula të skarcitetit dhe gjithë mbeturinat e botës shtazore. Gjithçka tjetër që do të vijë në këtë impiant, do të përpunohet dhe pasurohet me proteina, për të dalë më pas ushqim për kafshët”, tha ministri Çuçi.
“Inca” është i vetmi impiant me parametra bashkëkohorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kapacitet ditor përpunimi rreth 120 ton. Me rëndësi tha ministri Çuçi është edhe fakti se ky investim dhe teknoligjia e përdorur në fabrikë, nuk kanë impakt negativ tek mjedisi.
“Jo thjesht që krijon vlerë nga hiçi apo nga mbetjet, por kemi të bëjmë edhe me një investim shumë miqësor me ambientin. Gjithë ajo problematikë që kemi në Shqipëri me groposjen e kafshëve të sëmura, do të marrë fund njëherë e mirë sepse do të grumbullohet në këtë fabrikë, e cila më pas do t’i japë një vlerë tjetër”, theksoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Produkti në këtë fazë është i gjithë i kontraktuar për t’u shitur në vendet e rajonit, BE-së dhe Azisë, por kompania ka si objektiv fillimisht plotësimin e nevojave brenda vendit me ushqim për kafshët dhe fertilizantë për bujqësinë.


/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.7%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Fondet e IPARD mund të hapen në 2026! Në vjeshtë BE vjen për auditim nëse janë realizuar 'detyrat'
6 Mars, 15:04
-
'Me shpifësit shihemi në gjyq', Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s'kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë
19 Shkurt, 15:05
-
Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!
16 Shkurt, 15:36
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor 2024, 16:59
-
Buxheti për Bujqësinë rritet vetëm me 6,7 milionë euro më 2025-ën, në rënie financimi i huaj
3 Nëntor 2024, 16:47
-
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
31 Tetor 2024, 14:04