Kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën elektorale për Zgjedhjet Vendore të 14 majit në Kavajë. Mes të tjerash, Rama ka theksuar se janë gati për të ndërtuar stadiumin e ri të Besës, nëse kryebashkiak zgjidhet Redjan Krali, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, teksa nuk munguan batutat mes tyre. Kujtojmë se stadiumi "Besa" në Kavajë është jashtë funksionit prej vitesh dhe nuk përdoret për asnjë aktivitet.
"Nëse doni ta ktheni Kavajën pas, do shembim edhe stadiumin se ky është i kategorisë "DS 5". Nëse na jepni mundësinë ta ndërtojmë, do e bëjmë sa të na e jepni. Do nisim menjëherë projektin. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë', tha fillimisht Edi Rama.
Më pas kryeministri bëri batuta edhe me presidentin e "Klubit të Futbollit Besa", Nexhat Bizhdili.
"Ngaqë ke mbetur 'me dy gishta' keni ngelur në Kategori të Tretë, s’keni turp. Stadiumet në Durrës dhe Korçë do bëhen në bashkëpunim me biznesin. Nëse ju bëheni një grup këtu të jepni kontribut dhe të shfrytëzoni mjediset aty, dyqane, restorante, fitnes, na e lehtëson punën të marrim dhe ne pjesë. Qeveria futet në një pjesë, Federata në një pjesë, ju në një pjesë, pra biznesi, dhe bashkia do të na japë një dorë meqë ka fondet më të mëdha këtu. Thuaji atyre 'me dy gishta' që nëse ja japin votën atyre që duan ta çojnë Shqipërinë si Kavaja në Kategori të Tretë, s’ka stadium", tha Edi Rama.
Lajmi kryesor:
'Vendoret'/ Rama në Kavajë: O demokratë është mbytur anija, pala tjetër funksionon si bandë grabitqarësh, kush ia jep votën shkon mbrapa
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025
30 Janar, 08:20
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11