Sipas AKU-së mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV.
“Nga përgjigjet e analizave të ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji. Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV”, thuhet në njoftimin e AKU-së.
188 ton mish i importuar nga Brazili, po qëndron i bllokuar në vendin tonë, pas skandalit që përfshiu disa prej vendeve të Bashkimit Europian, ku ishte importuar mish i kalbur.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com