ISHMT bllokon 2000 lodra për fëmijë, nuk plotësojnë standardet europiane! Konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve

ISHMT bllokon 2000 lodra për fëmijë, nuk plotësojnë standardet europiane! Konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve

Komerdarja e bllokuar

21 artikuj të ndryshëm, konkretisht 2000 lodra fëmijësh janë janë bllokuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), pasi nuk ishin të markuara CE, që do të thotë se nuk përmbushin as standartet minimale të vendosur nga Bashkimi Evriopian saj përket përmbajtjes kimike të tyre.

Në lodrat e bllokuar përfshiheshin komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike për fëmijë. Po ashtu, këto lodra të bllokuara janë të listuara si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian (Safety Gate Portal). Artikujt e ndaluar konsiderohen se përbëjnë risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

ISHMT i bënë thirrje të gjithë prindërit që të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë! Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë të paheqshme dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm.

Disa prej subjekteve tregtonin produkte, pra që nuk plotësojnë standardet europiane, pra janë të pamarkuara CE, në shkelje  të ligjit nr. 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkte joushqimore”, i ndryshuar dhe V.K.M nr.262/ 2013 “Për sigurinë e lodrave”.

Çfarë është markim CE?

Markimi CE është një aplikim i rëndësishëm në atë që Bashkimi Evropian krijon një treg të vetëm dhe nxit zhvillimin ekonomik për shtetet anëtare. Qëllimi i direktivave përkatëse është të lehtësojë lëvizjen e produkteve brenda Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, lëvizja e lirë e produkteve me markë CE ofrohet në të gjithë Evropën. Për këtë arsye, Marku CE është pranuar si një pasaportë që lejon produktet të lëvizin lirshëm në tregjet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në përgjithësi, konsumatorët pranojnë shenjën CE që ata shohin në një produkt si një tregues që këto produkte i plotësojnë standardet minimale dhe për këtë arsye janë të përshtatshme me nivelin minimal të sigurisë që produktet e tjera nuk mund të kenë. Marku CE konsiderohet si një simbol i sigurisë për shumë konsumatorë.

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë