Të gëzosh imunitet nuk do të thotë të mos ndëshkohesh”, [“immunity is not impunity”] do të shprehej këtu e treçerek shekulli më parë Faik Konica në një shkrim të pabotuar të tij për imunitetin diplomatik. E përmendim këtë maksimë të artë për të analizuar shkurtimisht amendamentet e propozuar në Kushtetutën shqiptare që synojnë t’i japin fund kuptimit të gabuar dhe zbatimit të cunguar të parimit të rëndësishëm të mospërgjegjshmërisë dhe paprekshmërisë së përfaqësuesit të zgjedhur gjatë ushtrimit të funksioneve të tij të rëndësishme ligjëvënëse. Fjala natyrisht është për Nenin 73 të Kushtetutës, paragrafi i parë i të cilit thekson se “deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij” përveç rasteve të shpifjes. Ndërsa ky paragraf edhe mund të qëndrojë, shqetësimi qëndron për paragrafet e tjera, 2 dhe 3, ku sanksionohet se ndjekja penale dhe arrestimi i deputetit nuk mund të bëhen pa autorizimin paraprak të Kuvendit.
Me fjalë të tjera, ky nen jo vetëm që cënon funksionin themelor të prokurorisë si përcjellëse dhe mbrojtëse e interesit më të gjerë publik në zbatim të ligjshmërisë dhe ndjekjen penale, por efektivisht krijon një kastë të paprekshme njerëzish.
Për më tepër, ai bie ndesh edhe me parimin themelor kushtetutues të barazisë së “të gjithëve” përpara ligjit, - shtetas ose jo - të sanksionuar me Nenin 18 të Kushtetutës.
Dihet se ndjekja penale ushtrohet kryesisht në mbështetje dhe në mbrojtje të interesit të gjerë publik. Po ashtu, veprimtaria përfaqësuese ligjëvënëse bëhet edhe kjo në emër të interesit publik, çka invokon imunitetin. Kundërshtia lind zakonisht në rastet kur përfaqësuesi ligjvënës kryen veprime të paligjshme, që normalisht dalin jashtë funksioneve të tij, ndaj të cilava interesi i përgjithshëm publik e kërkon që të ndiqen penalisht dhe, sipas rastit, të ndëshkohen. Imuniteti, kësisoj, vepron si mburojë atëhere dhe vetëm atëhere kur përplasja është midis dy interesave publike: atij më të gjerë të prokurorisë publike dhe atij më të ngushtë të përfaqësuesit të një grupi zgjedhësish në organin ligjëvënës. Kësisoj, ligjëvënësi gëzon imunitet për të gjitha aktet, veprimet dhe deklarimet që lidhen ngushtësisht me zbatimin e funksioneve të tij përfaqësuese në Kuvend. Rjedhimisht, imunitet nuk ka dhe nuk mund të ketë kur konflikti është midis interesit publik (prokurorisë) dhe interesit privat të ofiqarit publik, të ngërthyer nëpërmjet një akti të paligjshëm individual. Në këtë rast vepron parimi i barazisë para ligjës, që siguron ndaj të pandehurit deputet të gjitha garancitë procedurale penale të sanksionuara me kushtetutë, përfshirë prezumimin e pafajësisë.
Pesëmbëdhjetë vjet nuk janë shumë në jetën e një kushtetute. Praktika e derisotme kushtetuese shqiptare ka treguar se dispozitat e sotme për imunitetet janë të tepërta. Këtë e kanë mëse të qartë para së gjithash shtetasit e Shqipërisë, që vërejnë me shqetësim se ligja zbatohet sipas standardeve të dyfishta. Por këtë më në fund po e kuptojnë edhe vendimmarrësit politikë të vendit, dhe këtu është fjala për klasën politike shqiptare, dhe jo institucionet supra-nacionale “integruese” në Bruksel, Vjenë apo Strasburg, apo ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri. Shkurt, procesi i ndryshimit të Kushtetutës në vetvete është më shumë endogjen, d.m.th i ardhur nga trysnia e brendshme në kahjen poshtë-lart, çka duket tërthorazi edhe në numrin në rritje të abstenuesve në zgjedhje, se sa rezultat i ndonjë trysnie nga jashtë. Mirëpo që procesi të jetë plotësisht i suksesshëm, ai duhet që të pasqyrojë vullnetin e shtetasve shqiptarë edhe në përmbajtje.
Në këtë kuadër, ndofta këto amendamente do të gjenin mbështetje më të gjerë nëse ato përcaktojnë qartë, prerë dhe drejtpërdrejtë heqjen e plotë dhe të padiskutueshme të imunitetit ndaj shkelësve të pandehur të ligjës. Varianti i ri është hap i rëndësishëm përpara, pasi më në fund e çliron organin e akuzës publike nga detyrimi për të marrë lejen e Kuvendit në raste ndjekjeje penale ndaj deputetit. Hap i mbarë është gjithashtu heqja e imunitetit për disa zyrtarë të lartë, si Avokatin e Popullit, Kryetarin e Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe anëtarët e qeverisë. Megjithatë, varianti i propozuar duhet të jetë më i thjeshtë dhe të shmangë labirinthet e panevojshme kodifikuese. Për shembull, kur e lexon atë të krijohet përshtypja se ke përpara ndonjë tekst të përkthyer nga anglishtja. Kjo vërehet për shembull, tek përdorimi i përemrit vetor veta e tretë edhe në gjininë femërore në trajtën “ai/ajo”, ndërkohë që shqipja juridike dhe drejtshkrimi i saj e thjeshtëzojnë këtë tejsaktësim. Po ashtu, teksti i propozuar për imunitetin e gjykatësve nënkupton lindjen e një kategorie të re dhe të panjohur juridike në të drejtën shqiptare, atë të “ndjekjes civile”. Duket qartë se ky është ose nonsens juridike os përkthim i papërshtatshëm në shqip i termit “liable/liability”, i cili në të drejtën angleze (common law) ka të bëjë me përgjegjësinë juridike civile. Dhe në fakt, teksti është ofruar nga projekti EURALIUS dhe PACA. Kjo e fundit është një nismë e financuar në masën përmbi 2 milion Euro prej Komisionit Evropian dhe e zbatuar nga Këshilli i Evropës. Projekti 30 mujor PACA, i nisur në 1 shtator 2009, duhet të kishte përfunduar me 29 shkurt 2012. Mirëpo si të gjitha nismat e ndërkombëtarëve në Shqipëri, edhe EURALIUS edhe PACA janë shtyrë përtej mandatit të tyre fillestar. Të shikojmë nëse do të shtyhen edhe më tej. Ekspertët e PACA-s kanë hartuar një studim gjithsesi serioz, por të mbështetur ndofta më tepër se sa duhet në të drejtën kushtetuese gjermane, Natyrisht shqiptarët janë mirënjohës për këtë asistencë, si dhe ndihmën bujare të tatimpaguesve të BE-së. Mirëpo, nëse kjo përmendet vend e pavend, sikurse deklaroi ish-Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, se: “Fakti shqetësues është se komuniteti ndërkombëtar, për më shumë se njëzet vjet, ka harxhuar shuma marramendëse në ndihma dhe asistenca të tjera për Shqipërinë, me qëllim që ajo të hyjë shpejt në rrugën drejt Evropës” atëhere shtrëngohemi të themi se pjesa e luanit e këtyre “shumave marramendëse” ka shkuar dhe shkon për rrogat dhe dietat e nëpunësve e konsulentëve të BE-së, që jo rrallë, vijnë në Shqipëri për të ri-shpikur rrotën. Edhe në rastin konkret, aktivitetet, konferencat, studimet, konsulencat dhe propozimet për reformimin e sistemit të imuniteteve në Shqipëri, por edhe për reformën në drejtësi, mund të ishin kryer dhe zbatuar më së miri nga ekspertë të talentuar vendas. Për shembull, ka të tillë, qoftë në organizmat shtetërore, qoftë tek shoqëria civile, që punojnë me edhe drejtpërdetjë me Konventën e OKB-së kundër Korrupsionit.
Për t’u kthyer tek amendamenti i propozuar kushtetues, ndofta mund të ofrohet variant i mëposhtëm: “Deputeti gëzon imunitet në ushtrimin e funksioneve të tij përfaqësuese e ligjëvënëse. Ai nuk mban përgjegjësi për mendimet dhe votat e përcjella në Kuvend, përveç shpifjes, dhe nuk mund të ndalohet ndërsa ushtron funksionet e veta kushtetuese në Kuvend, përveç rasteve të krimeve flagrante.”
Kësisoj, deputetit së pari i njihet plotësisht dhe në mënyrë të padiskutueshme e drejta për të ushtruar lirisht funksionet e tij përfaqësuese e ligjëvënëse, për të cilat gëzon imunitet. Nga ana tjeter, nëse ai kryen veprime të paligjshme apo vepra penale, ai mund të ndiqet penalisht pa asnjë lloj kufizimi, duke gëzuar njëkohësisht të drejtat dhe garancitë procedurale penale sipas parimit të barazisë para ligjës, njëlloj si të gjithë shtetasit e tjerë të republikës. Në mënyrë të ngjashme mund të thjeshtohen edhe ndryshimet e propozuara për gjyqtarët. Kushtetuta e Shqipërisë ka nevojë për ndryshime. Mirëpo ato duhet të bëhen të kujdesshme, gjithëpërfshirëse, të burojnë prej ekspertëve vendas, dhe para se të diskutohen dhe të propozohen, nuk ka se pse të mos të kalojnë edhe në popull, qoftë edhe me diskutime dhe me referendum. Le të shpresojmë se ndryshimet kushtetuese në sistemin e imuniteteve do të pasohen edhe nga ato për reformimin e pushtetit vendor, për të cilat kemi folur më herët dhe mund të shprehemi prapë tjetër herë.
/Shqiptarja.com