Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi sot se është njoftuar për kërkesën në orën 17:00, ndërsa sot u është vendosur në dispozicion anëtarëve dhe Tahirit dhe nesër do të vendoset për fatin e imunitetit të ish-ministrit.
“Në respekt të interesit të publikut dhe për t’i dhënë fund dozës së spekulimit, më lejoni t’u njoftoj se sot më është paraqitur në orën 17:00 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndalimin e deputetit Tahiri.
Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, materiali u vihet në dispozicion anëtarëve, po ashtu edhe Saimir Tahirit, nesër në orën 11:00 mblidhet këshilli” deklaroi ai.
Deputeti i PD, Halimi akuzon se shtyja për nesër e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve për të vendosur për fatin e Tahirit është bërë për të shkatërruar provat në favor të krimit.
“Dënoj qëndrimin e Rucit, që është vegël në dorën e Ramës për ta përdorur në ditë të vështirë, ku kërkon kohë për të shkatërruar provat që lidhin krimin e Tahirit me Ramën. Cdo minutë që kalon është kundër drejtësisë dhe në favor të krimit”deklaroi ai.
Halimi u shpreh se PD do të jetë nesër në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit, ku do të vendoset për imunitetin e Tahirit pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









