JALE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka bërë dhe një herë thirrje klasës politike shqiptarë që të mos dëmtojë marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në takimin e organizuar me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës, Meta është shprehur se klasa politike nuk duhet të cënojë festën e madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar me një politikë mendjengushtë dhe afatshkurtër.
"Ethet e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe llogaritë elektorale asnjë forcë politike të mos i bëjë në dëm të statusit kandidat për në BE që vendi duhet të marrë në vjeshtën e këtij viti, në mënyrë që ta festojmë të gjithë 100-vjetorin, jo vetëm me krenarinë për të gjithë ato breza patriotësh, që krijuan me mund e sakrifica shtetin tonë, por dhe për të pasur një vlerësim sado minimal për klasën e sotme politike, e cila nuk duhet të cënojë këtë festë me një politikë mendjengushtë dhe njëkohësisht afatshkurtër", deklaroi kryetari i LSI-së.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com