Imuniteti, një ditë pas Trojkës
amb. Sequi rikthehet te Rama

Imuniteti, një ditë pas Trojkës <br />amb. Sequi rikthehet te Rama
TIRANE - Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian (BE), Ettore Sequi, është rikthyer sërish në selinë e Partisë Socialiste pas takimit të një ditë më parë të Trojkës së Ambasadorëve me kreun e PS Edi Rama.

Takimi mes Sequi dhe kreut të selisë rozë mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta. Burime nga PS thonë se tema e takimit ka qenë çështja e imunitetit. Shqiptarja.com mësoi dje se pikërisht për këtë temë socialistët i dorëzuan dje Trojkës së Ambasadorëve edhe një draft nga hartuar nga selia rozë.

Takimi i Sequit me kryesocialistin vjen një ditë pas letrës që Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi u dërgoi ambasadorëve ku kërkohet që çështja e imunitetit dhe ndryshimet kushtetuese që pritet të shoqërojë ky proces të bëhen në shtator.

Gjithashtu PS-ja kërkon që të ftohen grupe të ndryshme interesi për të sjellë opinionet e tyre dhe komentet me propozimet përkatëse për ndryshimet. Të organizohet një takim mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komitetit të të Drejtave të Njeriut, për të bërë të mundur përçimin tek publiku të draft/propozimeve, duke përfshirë edhe ekspertët kostitucionalistë në proces.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia