TIRANE – Partia Demokratike reagoi sot në lidhje me deklaratën e ish kryeministrit Majko para të rinjve socialistë në Jalë, duke thënë se ai pohoi se është frika e Ramës dhe deputetëve socialistë nga ligji shkaku se pse ata nuk pranuan heqjen e imunitetit.
“Miliardierët në krye të Partisë Socialiste dhe z. Rama që e ka kthyer Partinë Socialistet në një SHPK të miliardirëve të saj, nuk mund të pranojnë kurrë të heqin imunitetin sepse tmerrohen nga e pasuritë e tyre të paligjshme, origjina e tyre nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave të të tjerëve, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.
Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se “me deklaratën e tij në Jalë, z Majko dëshmon se negociatat e fundit PD-PS në të cilat Partia Demokratike pranoi të gjitha propozimet e Partisë Socialiste të paraqitura nga vetë z.Majko, ishin thjeshtë një farsë hipokrite e z.Edi Rama për të mashtruar opinionin publik dhe asgjë më tepër”.
Ndërkaq, Partia Demokratike e quajti deklaratën e Majkon në Janë një zbulim të hapur të pasurive të fshehura të PS.
Në lidhje me referendumin për heqjen apo kufizimin e imunitetit, zëdhënësja e Pd tha se “Rama dhe kupola e miliarderëve të Partisë Socialiste jo vetëm që nuk do të pranojnë thirrjen e referendumit por ata do të bëjnë gjithçka, do të përdorin të gjithë pasuritë e tyre të mbrojtura nga muri katran i korrupsionit për sabotimin e tij”.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com