Imuniteti, PD: Rama të mos
pengojë Referendumin Popullo

Imuniteti, PD: Rama të mos <br />pengojë Referendumin Popullo
TIRANE - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli reagoi sot në lidhje me deklaratën e kreut të PS, Edi Rama duke përsëritur thirrjen për të mos I penguar deputetët e tij në firmosjen e kërkesës për referendum popullor për heqjen e imunitetit.

“Kushtëzimi që i bën zoti Rama votimit për heqjen e imunitetit me instalimin e Kushtetutës së sundimit të pakicës, është ëndrra e tij e keqe që s`do realizohet kurrë ndonjëherë. Për një votim konsensual për heqjen e imunitetit zotit Rama ju bën të gjitha lëshimet dhe fatkeqësisht më datë 6 gusht ai bllokoi votimin e draftit të PS, ndaj dhe sot zgjidhja e vetme është referendumi popullor”, theksoi Mëhilli.

Sipas saj, Rama me imunitetin do të mbrojë pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.
"Çfarë e detyron këtë opozitë të mbrojë imunitetin e qeveritarëve dhe zyrtarëve në pushtet? E vërteta është se ai mbron me imunitet pasuritë e paligjshme të klubit miliarder të Partisë Socialiste” shtoi ajo.

Ndërkaq, Mëhilli foli edhe në lidhje me akuzat e kryesocialistit Rama se përgjegjësi për vrasjet 21 Janarit është Berisha. “Me këtë rast i rikujtojmë se shamia e përplasur në fytyrën e tij nga familjarët e njërit prej viktimave do ta ndjekë atë si dëshmi dhe akt akuzë në tërë jetën e tij. Hetimi i 21 janarit në të tëra aspektet e tij është detyrë e dorës së parë e institucioneve të shtetit ligjor duan apo s’duan Rama apo “topi” që i ka mbetur në portën e tij”, theksoi Mëhilli.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia

VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia