Nëpërmjet profilit në Twitter, Rama reagoi në lidhje me deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, ku kjo e fundit akuzonte PS “se i trembet pasurive të fshehura ndaj nuk voton për imunitetin”.
Sipas kreut të PS-së, “imuniteti nuk ka lidhje në këtë mes” ndërsa shtoi se “asnjë vend normal s’do e pranonte një ditë të vetme për Kryeministër një shpifës që çdo ditë ngre akuza ndaj opozitës e s’vërteton dot asnjë”. Rama e cilësoi deklaratën e sotme si tallje me shqiptarët.
“Një propozim publik për Kryeministrin: Ja ku jam unë pa imunitet, vërteto një akuzë të vetme në mijëra që ke bërë ndaj meje”. Kështu e përfundon reagimin në Twitter ndaj Berishës, numri një i socialistëve, Edi Rama.
(gm/Shqiptarja.com)