Imunizimi kundër COVID-19, Vuçiç i beson vaksinës kineze të Sinopharm

Imunizimi kundër COVID-19, Vuçiç i beson vaksinës kineze të Sinopharm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u vaksinua të martën me vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit. Momenti I vaksinimit të Vuçiç u transmetua në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm.  Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, shtoi ai.

Presidenti populist serb, i cili rrallë herë mban një maskë mbrojtëse gjatë paraqitjeve të tij në publik, kishte premtuar për muaj të tërë se do të vaksinohej por gjeti arsye të ndryshme për të shtyrë atë.

Vonesa bëri që të spekulohet në mediat sociale se Vuçiç kishte frikë nga vaksinat,  se nuk u besonte vaksinave ose se ishte vaksinuar fshehurazi muaj më parë.

Kritikët e presidentit thanë se ngurrimi i tij i dukshëm ndihmoi në rritjen e skepticizmit në lidhje me vaksinën. 

Serbia ishte vendi i parë evropian që miratoi dhe filloi të përdorë si vaksinat Sinopharm ashtu edhe Sputnik V. Rregullatorët e barnave të BE nuk kanë autorizuar ende përdorimin e këtyre vaksinave.

Vuçiç ka kritikuar publikisht Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj pandemisë, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi.

Vendi ka arritur të vaksinojë mbi 1.5 milion qytetarë serbë por rezistenca dhe mosbesimi kanë bllokuar regjistrimet për vaksinim. Muajin e kaluar, zyrtarët serbë kanë hapur mundësinë edhe për të huajt që të vaksinohen në Serbi.

Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë,  falë blerjeve të mëdha të qeverisë të vaksinës Sinopharm. Kombi ballkanik po përdor gjithashtu vaksinën ruse Sputnik V dhe ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca.

Vuçiç ka marrë pjesën më të madhe të meritave për fushatën e suksesshme të vaksinimit, të cilën ai e lidhi me marrëdhëniet e tij "miqësore" me Presidentin kinez Xi Jinping dhe Presidentin rus Vladimir Putin. Udhëheqësi serb ka thënë se Putini personalisht e ndihmoi Serbinë të merrte furnizime emergjente të Sputnik V.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bada B: 07/04/2021 07:57

    Sa gjoja bajn o Zot i madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja