Imzot Rrok Mirdita përcillet me 
nderime për në banesën e fundit

Imzot Rrok Mirdita përcillet me <br />nderime për në banesën e fundit
TIRANE- Qindra besimtarë katolikë, përfaqësues të politikës dhe trupit diplomatik kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në Katedralen e “Shën Palit” në nderim të Imzot Rrok Mirditës, i cili u nda nga jeta dy ditë parë. Krerët më të lartë të shtetit, si Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryetari i PD-së Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, dhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare, politikanë e përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë etj., morën pjesë në homazhe.

“Ne sot ndajmë dhimbjen e thellë, por dhe respektin e madh dhe përuljen ndaj këtij prelati të lartë për përkushtimin e mahnitshëm dhe shërbimin e jashtëzakonshëm që i bëri vlerave të krishterimit në radhë të parë, por dhe për shembullin e jashtëzakonshëm që ofroi në ndërtimin dhe udhëheqjen e bashkësisë së krishterë gjatë gjithë kohës”, u shpreh kreu i shtetit.

Pas homazheve janë zhvilluar lutjet mbrëmësore e mesha. Mesha e funeralit për përcjelljen në banesën e fundit të Imzot Mirditës është drejtuar nga Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri. Predikimin e mbajti Imzot Gjergj Frendo Ipeshkëvi, ndërsa salikimi dhe përshëndetjet e fundit te varri janë bërë nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër – Pultit. Imzot Rrok Mirdita u nda nga jeta tri ditë më parë pas një hemorragjie cerebrale në moshën 76-vjeçare. Kisha Katolike shqiptare humbi një nga përfaqësuesit më të denjë të saj ndër vite.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dështon sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: PS po bojkoton që të zvarrisë hetimin

Dështon sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: PS po bojkoton që të zvarrisë hetimin