Ina Balla ka bërë kimoterapinë e pestë, ku mjekët e spitalit Onkologjik i kanë siguruar se do të bëhet më mirë.
Pas 4 orësh terapi, mjekët i kanë thënë se nuk duhet të ketë frikë, pasi do i'a dalë me sëmundjen e kancerit të gjirit. Sipas mjekëve, Ina do të marrë për 5 vjet ilaçe në mënyrë që të ta luftojë kancerin e gjirit.
Nëna e dy vajzave shprehet se besimi se mund t’ja dalë me sëmundjet, po rrritet gjithmonë dhe më shumë:
"Unë sot bëra terapi, terapinë e pestë, analizat para terapisë i bëra dje. Me analizat isha mirë që bëra terapinë sot, se po të mos dilnin analizat mirë nuk e bëja dot terapinë sot”.
Çfarë të thanë mjekët pas terapisë?
"Më thanë që do e kalosh si gjithë të tjerët, me forcë me kurajo do ia dalim. Doktoresha më tha se do marrësh ilaçe për pesë vjet, pastaj do shikojmë".
Apeli në Report TV ka bërë që Ina Balla të ndihmohet nga shumë qytetarë dhe biznese. Sot, dy vajzat e saj shkojnë në shkollë, ndërsa ina i blen ilaçet që i japin mjekët me lekët që kanë kontribuar qytetarët. Edhe njëherë Report Tv u bën apel atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë nënën e dy fëmijëve, për të përballuar sëmundjet por edhe për të rritur dy vajzat e saj.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO