TIRANE – Kryeprokurorja Ina Rama drejtoi sot gishtin ndaj gjykatave të cilat, në luftën kundër korrupsionit, sipas saj nuk kanë të njëjtën qasje me institucionin e drejtuar prej saj. Shefja e Prokurorisë së Përgjithshme citoi edhe dy raste prokurorësh të denoncuar për korrupsion për të cilët ajo kishte kërkuar masën “arrest me burg” por gjykatat nuk e kanë mbështetur atë.
Gjatë një interviste për edicionin në shqip të Zërit të Amerikës, Rama tha se nuk e quante dështim mos të Prokurorisë faktin se tre zyrtarë të lartë, të cilët janë dërguar për gjykim, nuk janë dënuar. Kjo “është konsideruar nga ne si një qasje e ndryshme e sistemit gjyqësor ndaj fenomenit” të korrupsionit, tha Ina Rama.
E pyetur nëse i mohonte akuzat sipas të cilave edhe në vetë Prokurori ka të korruptuar, ajo tha se po ta bëntë këtë “do të thoja një gjë të pavërtetë”. Por zonja Rama theksoi se institucioni i drejtuar prej saj ka tentuar ta luftojë vetë këtë fenomen. “Kemi ngritur dy akuza për korrupsion ndaj prokurorëve – tregoi ajo – Kam kërkuar masën arrest me burg. Në të dyja rastet gjykatat nuk na kanë mbështetur”, sqaroi kryeprokurorja.
“Mënyra se si funksionon sot sistemi gjyqësor na ka ulur agresivitetin” në luftën ndaj krimit, pohoi zonja Rama. “Përsakohë që mungon mbështetja e plotë” nga të gjitha institucionet, “përsa kohë që bashkëpunimi nuk është ashtu siç duhet, përsa kohë që jo të gjitha institucionet kanë të njëjtën qasje”, tha kryeprokurorja, kjo do të influencojë në punë e prokurorëve shqiptarë.
21 JANARI, I VESHTIRE
Zonja Rama foli edhe për hetimet e ngjarjes së 21 janarit. Ajo i cilësoi ato të vështira pasi çështja ishte komplekse. “Mendoj se i gjithë publiku e ka ndjerë këtë, ndoshta edhe për faktin se involvoheshin struktura të shtetit vetë”. Por “duke shfrytëzuar asistencën që na u ofruar nga SHBA arritëm të bëjmë shumë gjëra që ndoshta nuk do kishim arritur të bënim pa këtë mbështetje. Të paktën për pjesën e vrasjeve besoj se duhet të jemi të kënaqur për sa kemi arritur të bëjmë. Kemi dërguar çështjen për 3 nga viktimat. Kemi pezulluar çështjen për një nga viktimat se nuk kemi arritur të indentifikojmë se kush nga anëtarët e Gardës ka qëlluar”, tregoi kryeprokurorja Ina Rama.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com