Qeveria shqiptare ka përzgjedhur 3 kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Të premten Ministria e Jashtme i përcjell zyrtarisht kandidaturat Strasburgut.
Të përzgjedhurit janë emra të famshëm të drejtësisë shqiptare si ish kryeprokurorja Ina Rama, konstitucionalisti Gent Ibrahimi dhe gjykatësi i Kushtetueses Sokol Berberi.
Në garë për vendin aq shumë të lakmuar profesionalisht ishin Xhezair Zaganjori, aktualisht Kryetar i Gjykatë së Lartë; Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese; Dariel Sina konstitucionalist; Elira Kokona Sekretare e Përgjithshme e Ministrinë e Kulturës, Plarent Ndreca Sekretar i Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit; Ledia Mirakaj, Drejtore në Ministrinë e Kulturës; Sokol Puto Avokat dhe Ornela Rrumbullaku prokurore.
Se cili do të jetë gjyqtari shqiptar në gjykatën e Strasburgut Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do ta përcaktojë në tetor pasi të ketë intervistuar 3 kandidatët.
Komisioni i posaçëm ad hoc i kryesuar nga Luan Omari dhe i përbërë nga Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani.
I ka dërguar këtë të enjte Ministrisë së Jashtme raportin me 3 kandidaturat, CV e tyre dhe procedurat e ndjekura gjatë garës.
Vetëm 6 nga 11 kandidatët kanë shfaqur interes për fazën e dytë të procesit të cilëve iu kërkua dhe formulari i vetëdeklarimit për garantimin e integritetit.
Gara për Strasburgun u politizua pasi PD akuzoi mazhorancës se kishte paracaktuar kandidatin. Aktualisht deri në 31 janar 2017, prej 9 vitesh, këtë detyrë e ushtron Ledi Bianku.
/Shqiptarja.com

VIDEO