Ina Rama – prokurorëve: Luftë
krimit, rrisni përgjegjësinë

Ina Rama – prokurorëve: Luftë<br />krimit, rrisni përgjegjësinë
TIRANË –Prokurorja e përgjithshme Ina Rama i ka bërë sot thirrje prokurorëve shqiptarë të tregojnë më shumë përgjegjshmëri në punën e tyre të përditshme. Gjatë takimit me Këshillin e Prokurorëve, Ina Rama tha se nuk mund të ketë kompromis me krimin.

“Duhet të luftoni fort krimin. Kemi rezultate të mira por ka vend për përmirësime. Ndaj ëhtë vendi për t’i drejtuar një thirrje të gjithë prokurorëve për përgjegjshmëri më të lartë”, deklaroi prokurorja e përgjithshme.

Sokol Malaj, kreu i prokurorisë së Tiranës, Altin Binaj, Prokuroria e Durrësit , Dritan Beka, Prokuroria e Apelit Tiranë, Besnik Cani, Prokuroria e Fierit, Hysen Keta, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Irma Bali, Prokuroria e Apelit Korcë , janë antarët e Këshillit të Prokurorisë, zgjedhur ditën e sotme.
Të sapozgjedhurit në këtë Këshill do të kenë një mandat 3 vjecar. Ndërkaq në krye të shoqatës së Prokurorëve është rizgjedhur, Shkëlqim Hajdari, ndërsa sekretare i përgjithshëm i saj do të jetë Edmond Kaloshi.

(aq/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë