TIRANE- Shqipëria mbetet ende një vend origjine për trafikimin qënjeve njerëzore, kryesisht femrave të cilat shfrytëzohen për prostitucion, por edhe të fëmijëve, që shfrytëzohen jo vetëm për punë por edhe seksualisht. Kjo është deklaruar sot nga kryeprokurorja Ina Rama gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për viktimat si dhe viktimat e mundshme të trafikimit të qënjeve njerëzore.
Kryeprokurorja Ina Rama theksoi më tej se duke ju referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nënvizon faktin se ekziston në vendin tonë edhe trafikimi i meshkujve për punë.
“Ende nuk kemi nisur ndonjë hetim për këtë cështje, por mendoj se një gjë e tillë duhet bërë, sepse format e trafikimit të qënjeve njerëzore gjithnjë evoluojnë dhe sofistikohen, ndaj dhe hetimet duhet t’u paraprijnë këtyre formave”-ka deklaruar kryeprokurorja Ina Rama.
Kreu i organit qendror të akuzës theksoi se vëmendje e madhe i duhet kushtuar edhe parandalimit të mundësive të ritrafikimit të qënjeve njerëzore por edhe goditjen e zyrtarëve të korruptuar që mund të jenë të implikuar në këtë trafik.
(sg/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com