Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i ka kërkuar dorëheqjen e ministres për Fëmijët dhe të Rinjtë, Bora Muzhaqit, pas heshtjes së kësaj të fundit në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier, ku një fëmijë 8-vjeçar u vra nga një 38-vjeçar. Sipas Zhupës, ministrja e Ramës për fëmijët shpëfilli me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Zhupa shkruan se është e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur sheh Ministren për Fëmijët që t’i përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj. Ndaj shton ajo, ministrja duhet të japë dorëheqjen, sepse nuk është e denjë të bëjë politika për fëmijët.
‘Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj. Kur të shihni videon, jam e sigurtë se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj. Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë! Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!’- shkruan Zhupa.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Mateos, gafa e ministres për Fëmijët: S'kam kohë, jam vonë! S'janë kompetencat e mia! PD kërkon dorëheqjen! Reagon sërish Muzhaqi: Më keqkuptuat, s'mund të jap opinion personal
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Muzhaqi në Tiranë dhe Kamëz: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit
22 Korrik, 20:36
-
Ministrja Muzhaqi nga Durrësi dhe Librazhdi: Dialog me të rinjtë për përmirësimin e Ligjit të Rinisë dhe Vullnetarizmit
20 Korrik, 18:10
-
Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit
16 Korrik, 11:17
-
Ministrja Bora Muzhaqi: Hapet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës! Mbi 1200 pozicione praktike në administratën publike
9 Korrik, 16:04
-
Rishikimi i ligjit ‘Për Rininë’, ministrja Muzhaqi në Lushnjë e Kuçovë: Reflektojmë sugjerimet e të rinjve
6 Korrik, 13:57
-
Rishikimi i ligjit ‘Për Rininë’, ministrja Bora Muzhaqi nis turin e konsultimeve
3 Korrik, 10:39
-
Nis rishikimi i ligjit ‘Për Rininë’, Bora Muzhaqi: Koha për të reflektuar mbi zhvillimet dhe kërkesat e të rinjve
14 Qershor, 10:45
-
Bora Muzhaqi në Vlorë: Përmbyllëm me sukses vitin e dytë të Programit Ekipet Sportive në Shkolla
2 Qershor, 17:36
-
Bora Muzhaqi në Bruksel: Politikat më të mira hartohen me të rinjtë për të rinjtë
31 Maj, 21:00
-
Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!
9 Maj, 17:51
-
Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime
4 Maj, 15:09
-
Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës
21 Prill, 17:54